Jeta

U qëllua me 8 plumba, viktima në Vlorë tentoi të vriste me kallash ekzekutorin

Vlora u trondit mbrëmjen e djeshme nga një tjetër ekzekutim me armë në mes të qytetit, që siç duket nga rrethanat ka për shkak larjen e hesapeve të drogës. Për vrasjen e 29 vjeçarit Vasil Dervishaj nuk ka ende asnjë të ndaluar nga policia e qytetit bregdetar, por mësohet se rreth 20 persona janë marrë në pyetje gjatë natës.

Të pyeturit nga Blutë e Vlorës janë dëshmitarë, apo persona që mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit ndaj të riut, i cili sipas ekspertizës është qëlluar me 8 plumba. Më vdekjeprurësin prej tyre e Dervishaj, pronari i një lokali të njohur në Vlorë, e ka marrë në kokë.

Gjithashtu mësohet se në lagjen “Pavarësia” ku ka ndodhur ngjarja nuk kanë funksionuar kamerat e sigurisë, kështu që gjetja e autorëve bëhet edhe më e vështirë.

Pavarësisht se nuk ka konfirmim zyrtar nga policia për pistat e hetimit, mendohet se ato janë përqendruar tek trafiku i drogës, për të cilën biznesmeni ishte arrestuar në vitin 2012.

Ndërkohë sipas një versioni jozyrtar, thuhet se vikt..

Loading...

Ndërkohë sipas një versioni jozyrtar, thuhet se viktima mendohet se ka shkuar të qëllojë me armë një person tjetër, i cili i është kundërpërgjigjur në momentin që e ka pikasur Dervishajn.

Sipas këtij versioni rezulton se ai e ka qëlluar me breshëri Dervishajn dhe është larguar së bashku me një person tjetër që e shoqëronte me një automjet tip “Benz” me portbagazh, me ngjyrë të zezë.

Ky është versioni i dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë më tepër sinjale konfirmimi orët e fundit, pasi policia ka gjetur 30 metra larg trupit të viktimës një armë zjarri tip ‘Kallashnikov”.

Policia ndërkohë konfirmon se Vasil Dervishaj është vrarë me pistoletë dhe kallashnikovi dyshohet se ka qenë i tiji. Në vrasje dyshohet se kanë marrë pjesë rreth tre persona.

1 of 4

5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . U qëllua me 8 plumba, viktima në Vlorë tentoi të vriste me kallash ekzekutorin U qëllua me 8 plumba, viktima në Vlorë tentoi të vriste me kallash ekzekutorinRating: 5.0
To Top