Jeta

Tiranë, djali vret të dashurën dhe ndërron jetë në spital

Vendngjarja
Një krim i rëndë tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Një djalë ka vrarë të dashurën e tij me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar edhe veten, ku ka humbur jetën në spital. Autori është 31 vjeçari Xhafer Mata, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni.

Viktima
Dyshohet se ata kishin lidhje intime me njëri-tjetrin dhe para aktit tragjik ka pasur një komunikim të shkurtër.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Autori i krimit
Xhafer Mata, një 31-vjeçar nga Kalimashi i Kukësit, dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, nga Vinjolli i Laçit, e më pas ka shtënë edhe ndaj vetes. Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës, ku ka humbur jetën pas rreth një ore nga akti tragjik.

Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit mbeten ende mister. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po..

Loading...
Vendngjarja

Një krim i rëndë tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Një djalë ka vrarë të dashurën e tij me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar edhe veten, ku ka humbur jetën në spital. Autori është 31 vjeçari Xhafer Mata, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni.

Viktima

Dyshohet se ata kishin lidhje intime me njëri-tjetrin dhe para aktit tragjik ka pasur një komunikim të shkurtër.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Autori i krimit

Xhafer Mata, një 31-vjeçar nga Kalimashi i Kukësit, dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, nga Vinjolli i Laçit, e më pas ka shtënë edhe ndaj vetes. Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës, ku ka humbur jetën pas rreth një ore nga akti tragjik.

Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit mbeten ende mister. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”, bën me dije policia e Tiranës.

Kjo ngjarje vjen vetëm pak muaj pasi një tjetër “skenar” i ngjajshëm tronditi kryeqytetin. 23 vjeçari Aldison Belulaj, vrau pranë QSUT-së Arjela Muratin, studente e juridikut dhe më pas qëlloi veten. Pak kohë pas qëndrimit në koma, edhe Belulaj ndërroi jetë.

8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Tiranë, djali vret të dashurën dhe ndërron jetë në spital Tiranë, djali vret të dashurën dhe ndërron jetë në spitalRating: 5.0
To Top