Jeta

‘Skifteri’ pogradecar kapet duke vjedhur banesën e emigrantit në Fier (EMRI)

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar, i cili tentoi të vidhte një banesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit: Lefter Meruko, 42 vjeç, banues në Pogradec. (I dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”)”, njofton policia.

Sipas Bluve të Fierit denoncimi për vjedhje është bërë nga një qytetar në fshatin Peshtan, i cili ka parë grabitësin pogradecar teksa hynte në banesën e shtetasit J.Gj, 46 vjeç, aktualisht me banim në Greqi.

Pas njoftimit të marë nga Salla Operative, patrulla e policisë ka shkuar në vendngjarje duke e kapur në ambientet e brendshme të banesës 42-vjeçarin Meruko. Dyshohet se autori ka kryer edhe disa vjedhje të tjera banesash për dokumentimin ligjor të të cilave po punohet.

Po punohet intensivisht për dokumentimin ligjor të gjithë veprimtarisë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativ..

Loading...

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar, i cili tentoi të vidhte një banesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit: Lefter Meruko, 42 vjeç, banues në Pogradec. (I dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”)”, njofton policia.

Sipas Bluve të Fierit denoncimi për vjedhje është bërë nga një qytetar në fshatin Peshtan, i cili ka parë grabitësin pogradecar teksa hynte në banesën e shtetasit J.Gj, 46 vjeç, aktualisht me banim në Greqi.

Pas njoftimit të marë nga Salla Operative, patrulla e policisë ka shkuar në vendngjarje duke e kapur në ambientet e brendshme të banesës 42-vjeçarin Meruko. Dyshohet se autori ka kryer edhe disa vjedhje të tjera banesash për dokumentimin ligjor të të cilave po punohet.

Po punohet intensivisht për dokumentimin ligjor të gjithë veprimtarisë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë parashikuar nga Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal .

6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . ‘Skifteri’ pogradecar kapet duke vjedhur banesën e emigrantit në Fier (EMRI) ‘Skifteri’ pogradecar kapet duke vjedhur banesën e emigrantit në Fier (EMRI)Rating: 5.0
To Top