Home / Jeta / Shpërndanin heroinë dhe kanabis, 5 të arrestuar në Tiranë

Shpërndanin heroinë dhe kanabis, 5 të arrestuar në Tiranë

Pesë persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lirë, pasi gjatë ditës së djeshme, e enjte, u kapën duke shitur lëndë narkotike.

Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle të shumta në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku kanë arrestuar në kushtet e flagrancës pesë të dyshuar.

Fation Kalemaj, 36 vjeç, banues në Vlorë u kap pasi tek zona e Doganës, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar i’u gjetën e bllokua në cilësinë e provës materiale një dozë lëndë narkotike heroinë, 5 doza kanabis sativa dhe dy celularë.

Gjithashtu u vunë në pranga Artil Shalari, 40 vjeç banues në Tiranë dhe Zymer Jerina, 37 vjeç banues në Tiranë si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. Sh., 40 vjeç, pasi në Yzberisht në një lokal gjatë kontrollit fizik të ushtruar A. Sh., ju gjetën dhe bllokuan 3.2 gramë heroinë.

Ndërkohë në banesën e O. Sh., u gjetën e bllokuan dy doza lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Enzo Meçi, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Ilir Kadumi, 35 vjeç, banues në Tiranë janë dy të arrestuarit e tjerë.

Ata u ndaluan në rrugën “Bardhyl”, pranë kryqëzimit me rrugën “Hoxha Tahsim”, ku gjatë kontrollit të mjetit të shtetasit I. K., tip “BMW” dhe pasagjer shtetasin E. M., ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale disa qese farmaceutike me 85 doza lëndë narkotike kanabis sativa.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje