Jeta

Shoqëronte gjyshen, 3-vjeçari mbytet në pishinën e hotelit në Golem

Një i mitur është mbytur në pishinën e një hoteli në Kavajë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e Golemit. Pavarësisht se i është dhënë në mënyrë të menjëhershme ndihma e parë, 3-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Mësohet se vogëlushi shoqëronte gjyshen e tij, e cila ishte e punësuar në hotelin, ku ndodhej edhe pishina. Raportohet se për një moment ai i ka shpëtuar vëmendjes së gjyshes.

Trupi i pajetë i 3-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit, ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore. Gjithashtu është kërkuar ndihma e një psikologu për të qetësuar prindërit dhe të afërmit e djalit të vogël, të cilët janë tronditur nga tragjedia.

Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Shoqëronte gjyshen, 3-vjeçari mbytet në pishinën e hotelit në Golem Shoqëronte gjyshen, 3-vjeçari mbytet në pishinën e hotelit në GolemRating: 5.0
To Top