Home / Jeta / Shkolla “Dora D’Istria” gati për shtator, Veliaj: Hiqet mësimi me dy turne

Shkolla “Dora D’Istria” gati për shtator, Veliaj: Hiqet mësimi me dy turne

Në shtator, nxënësit e shkollës “Dora D’Istria” do ta nisin mësimin në klasa të reja, të rikonstruktuara, me kushte më të mira dhe hapësira të zgjeruara. Veç shkollës “Kosova” e cila u rindërtua nga e para, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin dhe zgjerimin e shkollës “Dora D’Istria”, me 12 klasa të reja dhe mjedise tërësisht të rinovuara. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i kënaqur që tashmë, shkolla ku mësoi disa vjet më parë, sot ka hapësira të bollshme për nxënësit.

Kryebashkiaku theksoi se mjediset e shtuara në shkollën “Dora D’Istria” eliminojnë problemin e mësimit me dy turne. “Në kohën time shkolla ka qenë me turne, pra i bie në mesin e viteve ‘90. Më vjen mirë që, pas 20 e ca vitesh, shkolla shpëton nga mësimi me dy turne dhe fjala dy turne nuk do jetë më në fjalorin e ish-shkollës “20 Vjetori”, sot “Dora d’Istria”. Kemi shtuar 12 klasa, pra është shtuar një krah i plotë i shkollës, është rikuperuar një pjesë e degraduar për aktivitete terreni sportive, është riparuar palestra, kemi futur sistemin e ngrohjes me një dhomë teknike dhe pajisjet për sigurinë e nevojshme”, u shpreh kreu i bashkisë.

Ai theksoi se tashmë, për një pjesë të mirë të zonave në Tiranë, nuk ka më arsye që të ketë mbipopullim, pasi shtimi shkollave, por edhe politikat e Ministrisë së Arsimit, kanë bërë që shkollat të ofrojnë standarde mësimdhënie të njëjta. Sipas tij, klasat me më pak nxënës mundësojnë një mësim më cilësor, prandaj prindërit duhet të bëhen pjesë e këtij procesi, duke i çuar fëmijët në shkollën më të afërt.

“Kjo është një shkollë kryesisht për Njësinë 10 dhe nxënësit e kësaj njësie. Në secilën prej njësive, po bëhen shkollat e reja. Duke qenë se edhe portali po çon mësuesit më të mirë në shkollat e reja, dua të inkurajoj të gjithë prindërit ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Shkollat nuk kanë të njëjtin reputacion si në vitet ‘70, si në vitet ‘80-’90; pra, nuk jetojmë dot me legjenda urbane. Një shkollë e mirë është si fillim një shkollë afër shtëpisë. Dëshira për t’i çuar në cepa të ndryshëm të qytetit, për një shkollë më të mirë publike, është e pajustifikuar me fakte.

Sot, faktet po flasin se shkollat që po marrin dhjeta, që po fitojnë olimpiada, që po fitojnë konkurse të ndryshme, janë në fakt shkollat ku shumica e nxënësve vjen nga ajo rrethinë dhe shkollat ku numri i klasave është i arsyeshëm, sipas rekomandimit të Ministrisë së Arsimit”, deklaroi Veliaj.

30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje