Home / Jeta / Sekuestrohet mbi gjysmë ton mish, shitej në restorante dhe ‘fast food’ në plazh

Sekuestrohet mbi gjysmë ton mish, shitej në restorante dhe ‘fast food’ në plazh

528 kg produkte mishi që tregtoheshin në Shëngjin, u sekuestruan pasi shiteshin në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.

Policia njofton se është finalizuar operacioni “Rotten meat”, ku u sekuestruan 528 kg produkte mishi, të prodhuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, si dhe në bashkëpunim me AKU Tiranë, u bllokua punishtja ku prodhohej.

Sipas policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi Arsim Çurdina, 55 vjeç, banues Kosovë.

“Ky shtetas, në qytetin e Shëngjinit, me mjetin e tij, është kapur duke tregtuar në disa lokale një sasi prej 528 kg produkte mishi, të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme në një ambient në Tiranë jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, produkt të cilin, ia shiste restoranteve dhe ‘Fast Food’ në Shëngjin, si dhe pa faturë tatimore duke fshehur të ardhurat”, deklaron policia.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, për të gjithë subjektet tregtare dhe personat e përfshirë. Veprat penale në ngarkim të tij ” Fshehja e të ardhurave” “Prodhim dhe shitja e ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” Manipulimi i tregut” dhe ” Punësim i paligjshëm”.

14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje