Home / Jeta / Ryshfet në këmbim të kolaudimit të makinës, arrestohen 4 persona

Ryshfet në këmbim të kolaudimit të makinës, arrestohen 4 persona

Katër persona u vunë në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë kaluar kolaudimin e makinave që rezultonin me probleme teknike.

Sipas policisë të arrestuarit merrnin shuma të caktuara lekësh për t’i lënë këto mjete të qarkullonin në rrugë edhe pse me probleme.

Kështu në pranga u vu një inxhinier i Pikës së Kolaudimit të Mjeteve në Fushë – Prezë, si dhe 3 Agjentë Kompanish të Sigurimit të Mjeteve të cilët luanin rolin e sekserit.

Më konkretisht Albert Allushi, 31 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë inxhinier pranë Pikës së Kolaudimit të mjeteve në Fushë – Prezë), Arbër Cenuka, 28 vjeç, banues në Tiranë, Gëzim Sorra, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Haxhi Marqeshi, 30 vjeç, banues në Tiranë, të tre me detyrë agjentë kompanie sigurimesh.

Gjatë muajit maj 2018, këta persona në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë testimit të kontrollit teknik të mjeteve, kanë kaluar mjete me mangësi teknike duke iu kërkuar dhe marrë shuma monetare pronarëve të këtyre mjeteve.

Sipas policisë agjentët e kompanive të sigurimit të mjeteve luanin rolin e sekserit midis pronarëve të mjeteve dhe inxhinierit të Pikës së Kolaudimit të Mjeteve .

Të arrestuarit akuzohen për “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.

8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje