Home / Jeta / Rrëfehet shqiptarja: Burri më vdiq, vjehrri më tha të martohem me djalin e vogël
Auto Draft

Rrëfehet shqiptarja: Burri më vdiq, vjehrri më tha të martohem me djalin e vogël

Auto Draft

Një histori vërtetë e dhimbshme ajo e treguar nga një grua pukjane, e cila rrëfen për ndarjen nga jeta të burrit të saj. Me anë të një mesazhi në faqen e facebook-ut të “Shkodraneës”, ajo tregon se pasi i vdiq burri, vjehrri i saj i kërkoi që të martohej me djalin e vogël
Kur e la i shoqi, si pasojë e një aksidenti, ajo tregon se kishte një fëmijë të mitur, çka e vështirësonte edhe më shumë përballimin e situatës në të cilën ndodhej.

Historia e plotë:

“Bashkëshorti im ka punuar gjithmonë në Itali në ndërtim dhe në shtëpi vinte 1 herë në 4 muaj. Ndryshe nuk kishim me çfarë të hanim. Por një ditë të zezë ai humb jetën në aksident me makinë atje. Kisha 1 fëmijë të mitur, as 2 vjeç nuk i kishte mbushur akoma. Normal drama dhe dhimbja e madhe. Pasi mbaroi vakia më thotë vjehrri që të më martojë me djalin e vogël të shpisë. Pra të martohesha me kunatin e vogël që e kisha moshatar. Ose ndryshe nuk kisha ma punë në atë shtëpi e fëmijën do t’ma mbanin ata se është gjaku i tyre. Nuk pranova. Kategorikisht. Mu duk imorale, e shpifur, çmenduri dhe pa sens me marr kunatin që e kisha parë gjithmonë si vëlla. Kështu që më larguan nga shtëpia. Fëmijën ma mbajtën. Unë s’kisha takat me luftu. Familja jeme shumë e varfër. Derisa 3 vjet ishtu, vdes vjehrri e pastaj brenda muajsh edhe vjehrra. Kunati ma bjen djalin. Dhimbja e atyre viteve ka ken e papërshkrueshme. Kush mos e provoftë. Sot jetoj me fmin tim dhe jam shtatzënë me një vajzë nga burri i ri italian”, shkruan ajo në mesazhin e saj dërguar në faqen tonë në Facebook.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje