Home / Jeta / Protestojnë policët në lirim: Vetting edhe për Xhafajn, ose të largohet

Protestojnë policët në lirim: Vetting edhe për Xhafajn, ose të largohet

Teksa përpara Kryeministrisë protestonin minatorët, përpara zyrës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është zhvilluar një tubim nga Shoqata e Policëve në Lirim, të cilët kanë kërkuar që kreu i këtij dikasteri t’i nënshtrohet vettingut si policët e thjeshtë, ose përndryshe të japë dorëheqjen nga posti.

Kreu i kësaj shoqate, Aleks Hajdari tha se ministria i është dorëzuar strukturave të krimit, që për herë të parë në histori kanë bërë emërime dhe kanë diktuar mënyrën e organizimit të strukturave të Policisë së Shtetit.

“Arsyeja është se ne po protestojmë për një gjë të paparë në histori, ku ministria dhe policia drejtohen nga dy ministra, Saimir Tahiri që është i akuzuar për lidhje ma Habilajt në trafikun e drogës si dhe Fatmir Xhafaj, vëllai i tij i dënuar për trafik droge. Duke ju referuar të gjithë akteve që janë prodhuar nga organizmat ndërkombëtarë dhe DASH rezulton se Shqipëria është vend kryesor i prodhimit të narkotikëve dhe korridor i sigurt për kalimin e drogave të forta”, tha Hajdari.

Ai theksoi se policët kanë dalë në lirim në kundërshtim me ligjin. “Jo e gjithë policia është e inkriminuar. Na vjen një ministër me shpatën vettingut, i cili ka vëllain e tij të dënuar për trafik droge dhe drejton Ministrinë e Brendshme. Kush do ta bëjë vettingun e ministrit. Nëse ministri nuk i nënshtrohet vettingu nuk duhet ta bëjnë as policët. Ai duhet të japë dorëheqjen ose të bëjë vettingun për vete. Kërkojmë pastrimin e policisë nga anëtarët që janë pjesë e bandave kriminale dhe policia e shtetit të sigurojë jetën e qytetarëve. rendin dhe sigurinë publike”, tha kreu i shoqatës së policëve në lirim.

6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje