Jeta

Prokurori i “Tahirit” në sitën e Vettingut, nuk ka probleme me pasurinë

Dritan Prençi, një nga prokurorët e Krimeve të Rënda që gjykon çështjen “Tahiri” i nënshtrohet sot procesit të vettingut.

Seanca dëgjimore ndaj tij në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka nisur dhe trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.

Në deklaratat e tij të pasurisë, Prençi nuk ka për të deklaruar shumë, veçse të ardhurat nga puna e tij si prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pagën e bashkëshortes.

Relatorja e çështjes ka lexuar raportin për prokurorin Prençi, ku thuhet se ai zotëron një apartament prej 71,4 m2, të cilin e ka blerë në vitin 2008 dhe që ka vlerë 31 mijë e 200 euro. Sipas ILDKPI ky apartament është likuiduar një pjesë me kredi dhe 936 mijë lekë të kredisë janë ende pa shlyer.

Gjithashtu Prençi ka deklaruar në pronësi edhe një automjet që e ka blerë për 2,000 euro. Këto janë pasuritë e paluajtshme të prokurorit, ndërsa aktualisht ka edhe një kredi tjetër me interes 3%, në shumën 2,596,000 euro me një afat prej ..

Loading...

Dritan Prençi, një nga prokurorët e Krimeve të Rënda që gjykon çështjen “Tahiri” i nënshtrohet sot procesit të vettingut.

Seanca dëgjimore ndaj tij në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka nisur dhe trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.

Në deklaratat e tij të pasurisë, Prençi nuk ka për të deklaruar shumë, veçse të ardhurat nga puna e tij si prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pagën e bashkëshortes.

Relatorja e çështjes ka lexuar raportin për prokurorin Prençi, ku thuhet se ai zotëron një apartament prej 71,4 m2, të cilin e ka blerë në vitin 2008 dhe që ka vlerë 31 mijë e 200 euro. Sipas ILDKPI ky apartament është likuiduar një pjesë me kredi dhe 936 mijë lekë të kredisë janë ende pa shlyer.

Gjithashtu Prençi ka deklaruar në pronësi edhe një automjet që e ka blerë për 2,000 euro. Këto janë pasuritë e paluajtshme të prokurorit, ndërsa aktualisht ka edhe një kredi tjetër me interes 3%, në shumën 2,596,000 euro me një afat prej 96 muajsh. Ai ka paguar thuajse 30 % të vlerës së saj deri më tani.

Sipas relatores Zhegu, nga të dhënat e marra nga ILDKPI, prokurori nuk ka probleme me pasurinë.

Por në adresë të prokurorit që ka në dorë edhe çështjen e Orest Sotës ka patur edhe një kallëzim në Prokurorinë e Kurbinit për shpërdorim detyre, por është vendosur mosfillim pasi nuk ka patur vepra penale. Ka qenë shtetasi me iniciale H.P., që e ka kallëzuar për shkelje të etikës së Prokurorit, pasi sipas këtij shtetasi, Dritan Prençi ka nxjerrë nga zyra avokatin e tij.

Prençi ka qenë i pranishëm në seancë dhe ka deklaruar: “Ishte nje proces i rregullt. Kërkoj rikonfirmim në detyrë”.

Në fund të seancës së sotme është njoftuar se vendimi i KPK për prokurorin e “Tahirit’ do të jepet më datën 7 qershor.

5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Prokurori i “Tahirit” në sitën e Vettingut, nuk ka probleme me pasurinë Prokurori i “Tahirit” në sitën e Vettingut, nuk ka probleme me pasurinëRating: 5.0
To Top