Jeta

Nis vetting-u për Llallën, pikëpyetje për dorëheqjen e ish-kryeprokuorit

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka nisur seanca për ish prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, lidhur me procesin e rivlerësimit ndaj tij.

Vetë Llalla nuk ka qenë i pranishëm por përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Komisioneri publik Florian Ballhysa kërkoi prishjen e vendimit të KPK për Llallën, për ndërprerje të procesit të rivlerësimit.

Sipas komisionerit, Llalla është ende magjistrat, pasi sipas tij dorëheqja e ish kryeprokurorit nuk është shprehur përmes formës dhe procedurës ligjore, prandaj është nul.

“Pa u materializuar dorëheqja në formën e procedurën e parashikuar në ligj nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë ky dhe ndërprerja e procedurave të vlerësimit kalimtar. A është nënshkruar nga vetë magjistrati dorëheqja kur dorëheqja është bërë me postë? Ditën që mbaron mandati i institucionit të rivlerësimit, gati 4 vite më pas nga dita e sotme që po zhvillohet ky gjykim, ai ka gjithë të drejtën të kërkojë rikthimin në sistem duke mos e kaluar kurrë kës..

Loading...

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka nisur seanca për ish prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, lidhur me procesin e rivlerësimit ndaj tij.

Vetë Llalla nuk ka qenë i pranishëm por përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Komisioneri publik Florian Ballhysa kërkoi prishjen e vendimit të KPK për Llallën, për ndërprerje të procesit të rivlerësimit.

Sipas komisionerit, Llalla është ende magjistrat, pasi sipas tij dorëheqja e ish kryeprokurorit nuk është shprehur përmes formës dhe procedurës ligjore, prandaj është nul.

“Pa u materializuar dorëheqja në formën e procedurën e parashikuar në ligj nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë ky dhe ndërprerja e procedurave të vlerësimit kalimtar. A është nënshkruar nga vetë magjistrati dorëheqja kur dorëheqja është bërë me postë? Ditën që mbaron mandati i institucionit të rivlerësimit, gati 4 vite më pas nga dita e sotme që po zhvillohet ky gjykim, ai ka gjithë të drejtën të kërkojë rikthimin në sistem duke mos e kaluar kurrë kështu procesin e rivlerësimit”, tha Ballhysa.

Ndërkohë avokati i Llallës, Sokol Hazizaj thotë se komisioneri nuk iu referua argumenteve të seancës së mëparshme.

6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Nis vetting-u për Llallën, pikëpyetje për dorëheqjen e ish-kryeprokuorit Nis vetting-u për Llallën, pikëpyetje për dorëheqjen e ish-kryeprokuoritRating: 5.0
To Top