Jeta

Masakruan me thikë bashkëkombësin, burg përjetë për shqiptarët

Gjykata e Apelit në Ankona të Italisë ka dënuar me burgim të përjetshëm dy shqiptarët Marjo Mema e Igli Meta të cilët masakruan bashkëkombësin e tyre 17-vjecar Ismail Luli 3 vite më parë. Sipas organit të akuzës, krimi i dy shqiptarëve ishte i qëllimtë, i paparamenduar dhe i kryer në mënyrë makabre.

Dy autorët kanë dalë para gjyqit të akuzuar për vrasjen e ndodhur tre vjet më parë në Sant’Angelo në Vado.

Igli Meta ka kërkuar falje dhe ka pretenduar edhe një herë se ekzekutimin final nuk e ka kryer ai, por Mario Mema.

Vrasja ndodhi më 19 korrik të 2015-ës si hakmarrje kundër Ismailit, ‘fajtor’ se kishte patur një marrëdhënie të fshehtë me të fejuarën e Iglit, Ambra . Ky i fundit u njoftua nga një mik për tradhtinë dhe që nga ai moment mendoi si të vinte në zbatim hakmarrjen e tij.

17 vjeçari u torturua i lidhur në një kryq në një zonë të izoluar, duke u qëlluar disa herë me thikë në fyt. Dy autorët u munduan të fshehin krimin, duke transportuar e braktisur trupin e viktimës në rreth..

Loading...

Gjykata e Apelit në Ankona të Italisë ka dënuar me burgim të përjetshëm dy shqiptarët Marjo Mema e Igli Meta të cilët masakruan bashkëkombësin e tyre 17-vjecar Ismail Luli 3 vite më parë. Sipas organit të akuzës, krimi i dy shqiptarëve ishte i qëllimtë, i paparamenduar dhe i kryer në mënyrë makabre.

Dy autorët kanë dalë para gjyqit të akuzuar për vrasjen e ndodhur tre vjet më parë në Sant’Angelo në Vado.

Igli Meta ka kërkuar falje dhe ka pretenduar edhe një herë se ekzekutimin final nuk e ka kryer ai, por Mario Mema.

Vrasja ndodhi më 19 korrik të 2015-ës si hakmarrje kundër Ismailit, ‘fajtor’ se kishte patur një marrëdhënie të fshehtë me të fejuarën e Iglit, Ambra . Ky i fundit u njoftua nga një mik për tradhtinë dhe që nga ai moment mendoi si të vinte në zbatim hakmarrjen e tij.

17 vjeçari u torturua i lidhur në një kryq në një zonë të izoluar, duke u qëlluar disa herë me thikë në fyt. Dy autorët u munduan të fshehin krimin, duke transportuar e braktisur trupin e viktimës në rrethinat e një qyteze.

31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Masakruan me thikë bashkëkombësin, burg përjetë për shqiptarët Masakruan me thikë bashkëkombësin, burg përjetë për shqiptarëtRating: 5.0
To Top