Home / Jeta / Landfilli i refuzuar. U ndërtua në Maliq, por bashkitë s’kanë fonde për transportin

Landfilli i refuzuar. U ndërtua në Maliq, por bashkitë s’kanë fonde për transportin

Të paktën 4 nga 6 bashkitë që duhet të depozitojnë mbetjet urbane në landfillin e Maliqit nuk e përballojnë dot koston e transportit.

Bashkia e Korçës, pjesë e projektit, por edhe Bashkia e Maliqit, për shkak të afërsisë gjeografike, janë të vetmet të cilat i depozitojnë mbetjet urbane tek ky landfill.

Nuk depozitohen mbetjet nga Bashkitë e Pogradecit, Ersekës, Devollit dhe Pustecit.

Eduard Kapri, kryetar i Bashkisë së Pogradecit, shprehet: “Çdo ton mbetje që depozitohet në landfill ka koston e vet. Për ne është goxha edhe kostoja e transportit nga Pogradeci deri këtu. Është vendosur që për Pogradecin, Devollin dhe Ersekën, të kenë një pikë transferimi që do të minimizojë kostot”.

Përfaqësuesit e bashkive që nuk i transportojnë mbetjet në landfillin e Maliqit u takuan me zyrtare të bankës gjermane për zhvillim për të gjetur zgjidhje.

30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje