Jeta

Kreu i Gjykatës Kushtetuese sot para Vettingut

Po zhvillohet në KPK, seanca ndaj kreut te Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili vetë nuk është i pranishëm, por përfaqësohet nga avokati Maks Haxhia.

“Kemi kryer hetim per deklarimet e pasurise. Apartament banimi 146 m katror, garazh me vlere 118 mije euro. Burimi: kredi bankare 120 mije euro me afat 20 vjet. Hua pa interes 25 mije euro. Te ardhurat e tij, 35 mije euro bashke me bashkeshorten. Vlera e apartamentit eshte 180 mije euro”, – ka thënë Xhensila Pine.

Mësohet se Dedja ka bërë deklarime konfuze në dy deklarata noteriale. 25 mijë euroshin fillimisht ka deklaruar se ia ka marrë kunatit, pastaj babait të kunatit. Edhe 15 mijë euro hua që i ka marre vellait është e dyshimtë. Nga dokumentacioni i dorëzuar rezultojnë mangësi.

Sipas KPK, vëllai i gjyqtarit, në kohën kur i ka dhënë 15 mije euro borxh, i ka blerë Dedjes një apartament 40 mijë euro me kredi.

Probleme për gjyqtarin Dedja ka edhe me një apartament tjetër në Tirane, blerë në 1997 me vellane. Sipas KPK, gjyqtari ..

Loading...

Po zhvillohet në KPK, seanca ndaj kreut te Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili vetë nuk është i pranishëm, por përfaqësohet nga avokati Maks Haxhia.

“Kemi kryer hetim per deklarimet e pasurise. Apartament banimi 146 m katror, garazh me vlere 118 mije euro. Burimi: kredi bankare 120 mije euro me afat 20 vjet. Hua pa interes 25 mije euro. Te ardhurat e tij, 35 mije euro bashke me bashkeshorten. Vlera e apartamentit eshte 180 mije euro”, – ka thënë Xhensila Pine.

Mësohet se Dedja ka bërë deklarime konfuze në dy deklarata noteriale. 25 mijë euroshin fillimisht ka deklaruar se ia ka marrë kunatit, pastaj babait të kunatit. Edhe 15 mijë euro hua që i ka marre vellait është e dyshimtë. Nga dokumentacioni i dorëzuar rezultojnë mangësi.

Sipas KPK, vëllai i gjyqtarit, në kohën kur i ka dhënë 15 mije euro borxh, i ka blerë Dedjes një apartament 40 mijë euro me kredi.

Probleme për gjyqtarin Dedja ka edhe me një apartament tjetër në Tirane, blerë në 1997 me vellane. Sipas KPK, gjyqtari nuk ka pasur mundësi ta blejë në atë vit.

KPK tha se “Bashkim Dedja ndryshoi deklarimet për këtë apartament, fillimisht ka thënë se është i veti dhe pastaj që e ka blerë me vëllain”.

Ne lidhje me një apartament tjetër në Golem që e përdor gjyqtari, del që është në emër të vëllait tjetër që jeton në Dibër ka probleme gjithashtu. Nga hetimi rezulton se kontrata e OSSHE për apartamentin është lidhur në emër të tij. As vellai edhe as Bashkimi s’kanë dhënë dot shpjegime për këtë gjë”.

8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Kreu i Gjykatës Kushtetuese sot para Vettingut Kreu i Gjykatës Kushtetuese sot para VettingutRating: 5.0
To Top