Home / Jeta / Faturë 20-milionëshe, për abonentin që s’ka hyrë ende në shtëpi

Faturë 20-milionëshe, për abonentin që s’ka hyrë ende në shtëpi

Çuditë shqiptare nuk kanë të sosur. Pa hyrë në shtëpinë e re, qytetarit i vjen një faturë e energjisë elektrike me vlerë prej gati 20 milionë lekësh.

Jako Blani me kursimet e një jete dhe punës në Greqi si emigrant, prenotoi për të blerë një shtëpi të re në zonën e Qesarakës, në Tiranë.

“Në 2015-ën më thotë ndërtuesi që të ka ardhur një gjobë prej 19 milionë lekësh. Kur shkova tek zyrat e OSHEE-së, më thonë që kam edhe një afrofe prej 1 milionë lekësh të vjetra. Faturën ma anuluan, ndërsa afrofenë jo”, shprehet qytetari.

Jako i kërkon ndërtuesit t’i ndërpresë punimet deri në zgjidhjen e problemit.

“Po jetoj prej 3 vjetësh në një shtëpi me qira, me 200 mijë lekë muaji, pasi siç e shikoni, shtëpia nuk po përfundon. Kam 3 vjet që sorollatem. Për një lidhje të paligjshme, këta të futin në burg”, thotë qytetari.

Aktualisht Jako paguan tarifën e shërbimit prej 3400 lekësh të vjetra.

Teksa zbresim shkallët, takojmë lexuesin e sahatit që po mat energjinë e harxhuar nga banorët e pallatit ku do të jetojë edhe Jako.

“Nuk ka energji të konsumuar nga ky konsumator”, na thotë lexuesi i sahatit.

Në OSHEE po bëhen verifikime për faturën 20-milionëshe, por ende nuk është dhënë zgjidhje.

30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje