Jeta

Arratisja në Vlorë, kreu i gjykatës: Zero parametra sigurie

Gjykata e Vlorës provoi sot se ka mungesë të sigurisë, pasi 28-vjeçari Mikel Kasaj u arratis vetëm pak minuta pasi i ishte komunikuar dënimi nga trupa e gjyqtarëve.

Kryetari i kësaj gjykate, njëkohësisht dhe gjyqtari i çështjes së Kasajt, Skënder Haluci thotë se i ka kërkuar vazhdimisht KLD-së të merren masa, pasi gjykata është jashtë çdo parametri të sigurisë.

“E kam kërkuar vazhdimisht dhe e kërkoj me forcë, dje ka qenë hera e fundit që kam marrë në telefon KLD, gjykata jonë është jashtë çdo lloj parametri sigurie, delegohen gjyqtarë në Sarandë, nuk ka asnjë mjet transporti. Dje u kam deklaruar KLD dhe zyrës së administrimit të buxhetit gjyqësor. Nuk mund të shkojnë gjyqtarët me furgonat e linjave pa asnjë lloj sigurie duke pasur në gjykim çështje të rënda penale”, tha Haluci.

Siguria dhe mbrojtja e jetës së gjyqtarëve ka qenë kërkesa tjetër e vazhdueshme e Halucit, prej katër vitesh në këtë detyre. “Kërkojmë autoriteteve shqiptare të marrin masa për mbrojtjen e jetës së gjyqtarëv..

Loading...

Gjykata e Vlorës provoi sot se ka mungesë të sigurisë, pasi 28-vjeçari Mikel Kasaj u arratis vetëm pak minuta pasi i ishte komunikuar dënimi nga trupa e gjyqtarëve.

Kryetari i kësaj gjykate, njëkohësisht dhe gjyqtari i çështjes së Kasajt, Skënder Haluci thotë se i ka kërkuar vazhdimisht KLD-së të merren masa, pasi gjykata është jashtë çdo parametri të sigurisë.

“E kam kërkuar vazhdimisht dhe e kërkoj me forcë, dje ka qenë hera e fundit që kam marrë në telefon KLD, gjykata jonë është jashtë çdo lloj parametri sigurie, delegohen gjyqtarë në Sarandë, nuk ka asnjë mjet transporti. Dje u kam deklaruar KLD dhe zyrës së administrimit të buxhetit gjyqësor. Nuk mund të shkojnë gjyqtarët me furgonat e linjave pa asnjë lloj sigurie duke pasur në gjykim çështje të rënda penale”, tha Haluci.

Siguria dhe mbrojtja e jetës së gjyqtarëve ka qenë kërkesa tjetër e vazhdueshme e Halucit, prej katër vitesh në këtë detyre. “Kërkojmë autoriteteve shqiptare të marrin masa për mbrojtjen e jetës së gjyqtarëve”, tha ai.

Haluci gjithashtu konstatoi se “Kasa u largua me vrap sapo iu komunikua dënimi dhe u përplas me shoferin, por ky nuk mundi ta ndalonte”.

23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Arratisja në Vlorë, kreu i gjykatës: Zero parametra sigurie Arratisja në Vlorë, kreu i gjykatës: Zero parametra sigurieRating: 5.0
To Top