Home / Jeta / Alkool dhe shpejtësi e shfrenuar në Tiranë, Rrugorja nuk ndal gjobat (VIDEO)

Alkool dhe shpejtësi e shfrenuar në Tiranë, Rrugorja nuk ndal gjobat (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Efektivët e Rrugores kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme një sërë drejtues mjetesh, të cilët i jepnin makinës në gjendje të dehur dhe fotot e dragerave në faqen e Facebook të Policisë së Shtetit tregojnë një papërgjegjshmëri totale nga shoferët, pasi niveli i alkoolit të konsumuar është tepër i lartë.

Ndërkohë kanë vijuar kontrollet me Radar edhe në autostradën Tiranë-Durrës. Në videon e shpërndarë nga uniformat blu shihet sesi automjetet luksoze qarkullojnë me shpejtësi marramendëse në këtë aks.

1 of 6







Dy rastet më flagrante të kapura nga Radari janë 160 km/h dhe 164 km/h. Policia Rrugore sqaron drejtuesit e mjeteve se është e angazhuar për të parandaluar aksidentet rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në çdo aks të vendit.

“Fundjave për tu argëtuar, por ju për te abuzuar me rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar jetën dhe njëkohësisht edhe rrezik për përdoruesit e rrugës. Alkooli në timon vret jetën, përdor mjetet e transportit publik në rast se ke konsumuar alkool dhe je drejtues mjeti, mos drejto mjetin ne gjendje te dehur”, shkruhet në mesazhin ndërgjegjësues të Policisë Rrugore.

3 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

VID-20180602-WA0004

Vijojne kontrollet me Radar ne rrugen interurbane Tirane-Durres.Fundjave per tu argetuar, por ju per te abuzuar me rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar jeten dhe njekohesisht edhe rrezik per perdoruesit e rruges.160 km/h. 164 km/h .Policia Rrugore e Tiranes e angazhuar per te parandaluar aksidentet rrugore me qellim rritjen e parametrave te Sigurise Rrugore.

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 2. Juni 2018

3 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje