Bota

Vullkani në Guatemalë, opozita kërkon “kokën” e kreut të Emergjencave

Përfaqësuesit e opozitës në Guatemala kanë kërkuar që kreu i Agjencisë së Reagimit Emergjent (Conred) të shkarkohet. Ata thonë se Conred dështoi të marrë parasysh paralajmërimet paraprake për shpërthimin vdekjeprurës të vullkanit Fuego.

Një figurë e lartë opozitare, Mario Taracena, tha se qeveria duhet të hetojë nëse ka pasur neglizhencë penale. Nëntëdhjetë e nëntë persona janë shënuar si viktima të kësaj fatkeqësie natyrore që nga e diela dhe shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Ekspertët e vullkanologjisë thonë se u kanë bërë thirrje zyrtarëve të evakuojnë zonën rreth vullkanit Fuego herët të dielën – për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik dhe flukseve të shpejtë të vullkanit.

Por thuhet se Conred nuk veproi menjëherë. Vetë agjencia thotë se paralajmërimet e ekspertëve nuk ishin mjaft të sakta për të shkaktuar evakuim masiv.

Por Taracena i partisë opozitare UNE tha se qeveria e Guatemalës duhet të hetojë për çështjen në fjalë.

Fshatrat në shpatet e malit janë kthyer në..

Loading...

Fshatrat në shpatet e malit janë kthyer në “varreza” për shkak se hiri vullkanik dhe balta shpërthyen nga Fuego.

Shpërthimet pasuese më të vogla dhe temperaturat e larta të mbeturinave të shkëmbinjve dhe baltës kanë bërë punën e ekipeve të kërkimit jashtëzakonisht të vështirë. Më shumë se 1,7 milion njerëz janë prekur nga shpërthimi i së dielës, me më shumë se 3,000 të evakuuar.

“Ne tashmë kemi të dhëna me emra dhe vende ku ka persona të zhdukur dhe ky numër është 192”, tha Sergio Cabañas, kreu i Conred.

Kërkimet po vazhdojnë, por ekziston frika se shiu i madh mund të shkaktojë rrëshqitje të reja toke të baltës vullkanike. Ndërkohë vullkani vazhdon të nxjerrë hi dhe shkëmbinj.

“Aktiviteti vazhdon dhe mundësia e flukseve të reja piroklastike në orët apo ditët e ardhshme nuk mund të përjashtohet, prandaj rekomandohet që të mos qëndrohet afër zonës së prekur”, tha Instituti i Vullkanologjisë në vend.

7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Vullkani në Guatemalë, opozita kërkon “kokën” e kreut të Emergjencave Vullkani në Guatemalë, opozita kërkon “kokën” e kreut të EmergjencaveRating: 5.0
To Top