Bota

Trump: Rusia duhet të bëhet pjesë e vendeve të G7

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se G7-ta ( grupi i vendeve më të industrializuara), duhet ta lejojë Rusinë të kthehet në këtë grup elitar. Kjo deklaratë e Trump vjen katër vjet pas përjashtimit të Rusisë, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.

Ai i bëri këto komente përpara nisjes së samitit treditor të G7-ës në Kanada. “Ne takohemi pa Rusinë. Ata duhet ta lejojnë Rusinë, sepse duhet ta kemi atë në tryezën negociuese”, tha Trump.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u përgjigj duke thënë se Rusia “po e përqendron vëmendjen e saj në formate të tjera, jashtë G7-ës”. Një zëdhënës i qeverisë italiane tha se Roma pajtohet me Trump se Rusia duhet të jetë në grup.

G7-ta përbëhet nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania.

8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Trump: Rusia duhet të bëhet pjesë e vendeve të G7 Trump: Rusia duhet të bëhet pjesë e vendeve të G7Rating: 5.0
To Top