Bota

Siri, mbi 400 civilë të vrarë vetëm gjatë muajit prill

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut ka bërë të ditur se vetëm gjatë muajit prill, në Siri janë vrarë së paku 408 civilë.

Sipas organizatës, forcat e regjimit sirian të Bashar al-Assadit në muajin prill vranë 212 njerëz, duke përfshirë 43 fëmijë dhe 31 gra. Sipas deklaratës, viktimat përfshinin 11 persona të torturuar për vdekje nga forcat e regjimit.

Më tej ata shtojnë se 11 civilë sirianë u vranë nga forcat ruse, të cilat mbështesin regjimin e Bashar al-Assadit, duke përfshirë dy fëmijë dhe katër gra.

Grupi i të drejtave të njeriut tha se 23 persona u vranë nga grupi terrorist PYD/PKK, po ashtu në muajin prill, si dhe 22 të tjerë nga terroristët e ISIS

Në të njëjtën periudhë, katër civilë sirianë u vranë nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, ndërsa gjashtë të tjerë nga grupe të armatosura të tjera.

Që nga fillimi i këtij viti, vdekjet e muajit prill çuan në 3.812 numrin e civilëve të vrarë në konfliktin në Siri. Sipas organizatës joqeveritare siriane, shumica janë vrarë nga ..

Loading...

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut ka bërë të ditur se vetëm gjatë muajit prill, në Siri janë vrarë së paku 408 civilë.

Sipas organizatës, forcat e regjimit sirian të Bashar al-Assadit në muajin prill vranë 212 njerëz, duke përfshirë 43 fëmijë dhe 31 gra. Sipas deklaratës, viktimat përfshinin 11 persona të torturuar për vdekje nga forcat e regjimit.

Më tej ata shtojnë se 11 civilë sirianë u vranë nga forcat ruse, të cilat mbështesin regjimin e Bashar al-Assadit, duke përfshirë dy fëmijë dhe katër gra.

Grupi i të drejtave të njeriut tha se 23 persona u vranë nga grupi terrorist PYD/PKK, po ashtu në muajin prill, si dhe 22 të tjerë nga terroristët e ISIS

Në të njëjtën periudhë, katër civilë sirianë u vranë nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, ndërsa gjashtë të tjerë nga grupe të armatosura të tjera.

Që nga fillimi i këtij viti, vdekjet e muajit prill çuan në 3.812 numrin e civilëve të vrarë në konfliktin në Siri. Sipas organizatës joqeveritare siriane, shumica janë vrarë nga forcat e regjimit të Bashar al-Assadit.

2 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Siri, mbi 400 civilë të vrarë vetëm gjatë muajit prill Siri, mbi 400 civilë të vrarë vetëm gjatë muajit prillRating: 5.0
To Top