Bota

Shembet ura në Itali, dyshohet për dhjetëra viktima (Foto+Video)

Një pjesë e urës në autostradën A10 në Genova u shemb ditën e sotme. Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi mesditën e sotme dhe shkak dyshohet se ka qenë infrastruktura e dobët e saj.

Të dyja anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi prej afro 100 metrash, duke zënë nën të disa automjete. Autostrada është mbyllur në drejtimin Xhenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Xhenova dhe Xhenova-Aeroport.

Ekipet e shpëtimit bënë me dije se ka viktima. Mediat italiane shkruajnë se ekipet kanë gjetur disa automjete të shkatërruara nën rrënojat me njerëz të vdekur brenda.

Në vendngjarje kanë shkuar një numër i madh ambulancash, zjarrfikësish dhe forcash policie.

Ura është ndërtuar në vitin 1960.

Disastro a #Genova. Crolla il ponte Autostradale. Stiamo cercando informazioni. pic.twitter.com/f2Z0c91JLZ

— Sergio Battelli (@BattelliSergio) August 14, 2018

1 of 6

14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Shembet ura në Itali, dyshohet për dhjetëra viktima (Foto+Video) Shembet ura në Itali, dyshohet për dhjetëra viktima (Foto+Video)Rating: 5.0
To Top