Bota

Russiagate, ish-shefi i fushatës së Trump po “manipulon dëshmitarët”

Prokurorët e SHBA-ve kanë akuzuar ish-menaxherin e fushatës së Donald Trump, Paul Manafort, se po përpiqet të ngatërrojë/ manipulojë dëshmitarët e mundshëm përpara gjyqit të tij.

Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen e dyshuar në zgjedhje të Rusisë tha se z. Manafort kishte kontaktuar me njerëzit lidhur me pastrimin e parave dhe mashtrimin e taksave, duke shkelur masën e vendosur ndaj tij për liri me kusht.

Sipas Mueller, Manafort kontaktoi me dëshmitarët të cilët do të thirren për të dëshmuar rreth lobimit të paligjshëm që dyshohet se u krye në emër të qeverisë së mëparshme pro-ruse të Ukrainës.

Manafort thuhet se ka bërë dhjetëra miliona dollarë nga një fushatë për të forcuar reputacionin e qeverisë brenda Evropës dhe SHBA, por duke dështuar të regjistrojë sukses në këtë punë.

“Komunikimi me dëshmitarët ishte një “përpjekje për të ndikuar në dëshminë e tyre dhe për të fshehur dëshmi”, tha agjenti special i FBI Brock Domin në një deklaratë të veçantë të paraqitur në gjykatë.
..

Loading...

Por 69-vjeçari Manafort ka mohuar të gjitha akuzat. Gjyqi i parë i Manafort, me akuza për pastrim parash dhe lobim të paligjshëm, do të fillojë në shtator.

Manafort dha dorëheqjen si kryetar i fushatës së Trump në gusht 2016. Ai ka qenë nën arrest shtëpiak pasi ishte akuzuar tetorin e kaluar. Prokurori Mueller i kërkoi gjyqtarit të rishikojë kushtet e lirimit të tij nga burgu.

Gjykimi tjetër i tij, për akuzat për mashtrim me taksat do të fillojë vitin e ardhshëm. Hetimi i z. Mueller, i cili filloi vitin e kaluar, deri më tani ka nxjerrë 22 aktakuza: 16 për individët dhe kompanitë ruse dhe pjesën tjetër për amerikanët.

5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Russiagate, ish-shefi i fushatës së Trump po “manipulon dëshmitarët” Russiagate, ish-shefi i fushatës së Trump po “manipulon dëshmitarët”Rating: 5.0
To Top