Bota

Rritet bilanci i viktimave nga shembja e urës në Itali, 35 të vdekur

35 të vdekur dhe mbi 10 të plagosur rëndë është bilanci i parë i tragjedisë në Itali. Mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë.

Një urë është shembur rreth mesditës së kësaj të marte në afërsi të qytetit verior të Xhenovas, në Itali. Ura, pjesë e superstradës A10, është rreth 100 metra e lartë.

Ura e ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera. E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.

Shkak për shembjen e tij mund të jetë bërë një problem strukturor, teksa të dyja anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi prej afro 100 metrash.

Nga shembja e urës janë dëmtuar edhe disa fabrika pranë.

Autoritetet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes për ndihmë, ndërsa bilanci i viktimave mbetet ende provizor.

1 of 9

14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Rritet bilanci i viktimave nga shembja e urës në Itali, 35 të vdekur Rritet bilanci i viktimave nga shembja e urës në Itali, 35 të vdekurRating: 5.0
To Top