Home / Bota / Putin vizitë në Austri: Rusia nuk synon të ndajë BE-në

Putin vizitë në Austri: Rusia nuk synon të ndajë BE-në

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk po përpiqet të ndajë Bashkimin Evropian. Vërejtjet e tij erdhën përpara një vizite në Austri, në atë që do të jetë udhëtimi i tij i parë në një vend të Evropës Perëndimore pas gati një viti.

Ai i tha stacionit mediatik ORF të Austrisë se donte një BE të “bashkuar dhe të begatë”, duke e quajtur bllokun partnerin më të rëndësishëm tregtar dhe ekonomik të Rusisë. Putin gjithashtu ka hedhur poshtë lidhjet e raportuara midis partisë së tij dhe Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë në Austri.

Putin do të takojë sot presidentin austriak Alexander Van der Bellen dhe kancelarin Sebastian Kurz, si dhe udhëheqësit e biznesit.

“Sa më shumë probleme në zemër të BE-së, aq më shumë rreziqe dhe probleme ka për ne. Ne duhet të ndërtojmë bashkëpunimin me BE-në. Nuk kemi asnjë qëllim që të ndajmë ndonjë gjë apo dikë në BE”, tha Putin.

Sanksionet e BE-së, të vendosura kundër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe mbështetjes për separatistët në Ukrainën lindore, do të jenë pjesë e diskutimeve. Marrëdhënia e Rusisë me BE mbetet e tensionuar nga përfshirja e saj në Ukrainë, si dhe roli i saj në luftën në Siri dhe helmimi i agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, në Anglinë jugore.

Qeveria britanike ka akuzuar Rusinë se fshihet pas tentativës së vrasjes për Skripalët, një akuzë që Rusia e mohon. Koalicioni i Austrisë ishte një nga qeveritë e pakta të BE-së që nuk tërhoqi diplomatë nga Rusia në shenjë proteste ndaj akuzave.

Putin ka mbështetës brenda koalicionit qeverisës të Austrisë, përfshirë kreun e Partisë së Lirisë Heinz-Christian Strache, i cili ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve mbi Rusinë.

I pyetur para takimit në Vjenë lidhur me lidhjet e Rusisë me partitë e ekstremit të djathtë, kancelari Kurz tha se Austria do të “vendosë në mënyrë pragmatike nëse do të bashkëpunojë me dikë politikisht”.

“Ne përpiqemi të punojmë me ata që publikisht shprehin dëshirën për të punuar me ne”, tha ai.

5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje