Bota

Puthi punonjësen, filipinezët kritikojnë Presidentin Duterte (Video)

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte është kritikuar ashpër pasi ka puthur në buzë një punonjëse në jashtë shtetit, gjatë një eventi. Duterte po fliste me një turmë në Korenë e Jugut, kur e thirri gruan në skenë, pastaj e bindi atë ta puthte.

Gjesti i Dutertes u përshkrua si “ilustrim i neveritshëm i një presidenti të keq” nga grupi i të drejtave të grave në Filipine. Gruaja e përfshirë në këtë skenë tha se nuk kishte “asnjë keqdashje” në këtë puthje.

Nuk është hera e parë që Z. Duterte është akuzuar për sjellje të papërshtatshme ndaj grave. Incidenti i diskutueshëm ndodhi kur Duterte po fliste me një turmë të punëtorëve filipinas në Seul. Dy gra filipineze u ftuan për t’u bashkuar me presidentin në skenë për të marrë një kopje të një libri, dhe ishin dukshëm të emocionuara teksa qëndronin pranë Dutertes.

Ai përqafoi të parën dhe i dha një puthje në faqe para se ta afronte gruan e dytë për ta puthur atë në buzë. Pas një kohe të gjatë me qeshje nga gruaja e re dhe gjeste të përsër..

Loading...

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte është kritikuar ashpër pasi ka puthur në buzë një punonjëse në jashtë shtetit, gjatë një eventi. Duterte po fliste me një turmë në Korenë e Jugut, kur e thirri gruan në skenë, pastaj e bindi atë ta puthte.

Gjesti i Dutertes u përshkrua si “ilustrim i neveritshëm i një presidenti të keq” nga grupi i të drejtave të grave në Filipine. Gruaja e përfshirë në këtë skenë tha se nuk kishte “asnjë keqdashje” në këtë puthje.

Nuk është hera e parë që Z. Duterte është akuzuar për sjellje të papërshtatshme ndaj grave. Incidenti i diskutueshëm ndodhi kur Duterte po fliste me një turmë të punëtorëve filipinas në Seul. Dy gra filipineze u ftuan për t’u bashkuar me presidentin në skenë për të marrë një kopje të një libri, dhe ishin dukshëm të emocionuara teksa qëndronin pranë Dutertes.

Ai përqafoi të parën dhe i dha një puthje në faqe para se ta afronte gruan e dytë për ta puthur atë në buzë. Pas një kohe të gjatë me qeshje nga gruaja e re dhe gjeste të përsëritura nga Duterte, presidenti përfundimisht u përkul për të puthur gruan në buzë.

Grupi i të drejtave të grave “Gabriela” e dënoi ngjarjen, duke thënë se ajo ishte pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të devijuar nga çështjet e politikave reale dhe popullariteti i Dutertes që po pakësohet.

“Veprimet e tij të përsëritura prej maskilisti janë menduar si argëtuese për të fshehur realitetin e popullaritetit të tij që po rrëshqet shpejt, për shkak të çështjeve të vrasjeve jashtëgjyqësore, reformës së taksave për ligjin për përshpejtimin dhe përfshirjen dhe skandalet e korrupsionit që po dëmtojnë tani sundimin e tij”, thuhej në një deklaratë të së hënës.

Gruaja – e identifikuar si Bea Kim – u citua më vonë nga Agjencia e lajmeve të Filipineve të thoshte se presidenti e kishte pyetur nëse ajo ishte e vetme, por ajo ishte përgjigjur se ishte e martuar me një korean dhe kishte dy fëmijë.

4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Puthi punonjësen, filipinezët kritikojnë Presidentin Duterte (Video) Puthi punonjësen, filipinezët kritikojnë Presidentin Duterte (Video)Rating: 5.0
To Top