Bota

Përplasje për Detin e Kinës Jugore, Pekini: SHBA, komente të papërgjegjshme

Kina i ka quajtur si komente “të papërgjegjshme” reagimet nga Shtetet e Bashkuara, ku thuhej se fuqia e dytë ekonomike në botë është duke i frikësuar fqinjët e saj me vendosjen e pajisjeve ushtarake në Detin e Kinës Jugore.

Një gjeneral i lartë kinez tha se Kina kishte të drejtë të dërgonte trupa dhe armë në territorin e saj, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes i SHBA James Mattis kishte thënë se veprimet e Pekinit vënë në pikëpyetje qëllimet më të gjera të saj.

Gjeneral Mattis i bëri komentet e tij kritike në një samit të sigurisë në Singapor. Gjenerali Mattis tha se Pekini kishte vendosur pajisje ushtarake, duke përfshirë raketat anti-anije, raketat sipërfaqësore ndaj ajrit dhe gjurmues elektronik në gjithë Detin e Kinës Jugore.

“Megjithë pretendimet e Kinës për të kundërtën, vendosja e këtyre sistemeve të armëve është e lidhur drejtpërdrejt me përdorimin ushtarak për qëllime të frikësimit dhe shtrëngimit”, tha ai.

“Politika e Kinës në Detin e Kinës Jugore qëndron në kontrast të fortë m..

Loading...

“Politika e Kinës në Detin e Kinës Jugore qëndron në kontrast të fortë me hapjen që promovon strategjia jonë, pasi ajo vë në pikëpyetje synimet më të gjera të Kinës”, shtoi ai.

Pavarësisht nga kritikat e tij, gjenerali Mattis shtoi se SHBA do të “vazhdojnë të ndjekin një marrëdhënie konstruktive, të orientuar drejt rezultateve me Kinën”, me “bashkëpunimin sa herë që të jetë e mundur”.

Duke folur në të njëjtën konferencë, gjenerali i Lartë i Kinës He Lei tha: “Çdo koment i papërgjegjshëm nga vendet e tjera nuk mund të pranohet”.

Gjenerali Lei tha se vendosja e avionëve dhe anijeve luftarake nga Pekini ishte pjesë e një politike të “mbrojtjes kombëtare”, duke shtuar: “Ato janë me qëllim shmangien e pushtimit nga të tjerët”.

“Përderisa është në territorin tonë, ne mund të vendosim ushtrinë dhe armatime”.

Ai shtoi: “Ne shohim vende të tjera që përpiqen të bëjnë zhurmë për këtë si ndërhyrje në punët tona të brendshme”.

2 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Përplasje për Detin e Kinës Jugore, Pekini: SHBA, komente të papërgjegjshme Përplasje për Detin e Kinës Jugore, Pekini: SHBA, komente të papërgjegjshmeRating: 5.0
To Top