Home / Bota / Përdhunoi dhe vrau të miturën në Gjermani, kapet irakiani

Përdhunoi dhe vrau të miturën në Gjermani, kapet irakiani

20-vjeçari Ali Bashar, i dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e një 1q4-vjeçareje në Gjermani është arrestuar mbrëmjen e djeshme në veri të Irakut. I riu, sipas hetuesve, ishte arratisur në vendin e tij së bashku me familjen për të shmangur arrestimin pas krimit. Lajmi është njoftuar nga ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili ka vlerësuar policinë gjermane dhe atë kurde.

Ali Bashar akuzohet se ka përdhunuar të miturën dhe më pas e ka mbytur për të fshehur aktin. Më pas ai e ka varrosur kufomën në një pyll të mbuluar me gjethe dhe bar. I riu, i cili kishte precedentë të mëparshëm penalë, i është refuzuar kërkesa për azil në vtin 2016, por avokati i tij e kishte apeluar. Të enjten e shkuar, së bashku me familjen e tij – babai, nëna dhe 6 fëmijët – ishte arratisur në Irak falë një lejekalimi të dhënë nga ambasada e vendit të tij.

8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje