Bota

OKB: Rreth 30.000 militantë të ISIS ndodhen në Siri dhe Irak

Shteti Islamik ISIS në Irak dhe pjesën më të madhe të Sirisë ka rreth 20.000 deri në 30.000 militantë në këto dy shtete, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara. Të dhënat e raportit tregojnë për një numër të konsiderueshëm të luftëtarëve të huaj.

Raporti, i hartuar nga ekspertë që kanë vëzhguar sanksionet kundër ISIS-it dhe Al-Kaidës tregon se militantët janë ndarë në mënyrë të barabartë në Irak dhe Siri.

Ekspertët kanë përmendur se shumica e luftëtarëve kyçë janë duke u zhvendosur në Afganistan, ku konsiderohet se grupi ekstremist ka rreth 4000 luftëtarë dhe se numri është në rritje.

Grupi militant, i drejtuar nga Abu Bakr al-Baghdadi ka edhe një varg mbështetësish në Libi, Azi Juglindore dhe Afrikën Perëndimore.

Shteti Islamik pushtoi pjesë të mëdha të territorit në Siri dhe Irak më 2014, mirëpo deri në janar të 2018-s ka mbetur me vetëm zona të vogla të drejtuara në disa pjesë të Sirisë.

Sipas raportit të OKB-së, ky grup ende mund të kryejë sulme brenda territorit të Siri..

Loading...

Sipas raportit të OKB-së, ky grup ende mund të kryejë sulme brenda territorit të Sirisë. Vecc kwsaj, ndonëse nuk kontrollon asnjë territor plotësisht në Irak, ky grup ende është aktiv.

Al-Kaida në anën tjetër, është përmendur si grup global që vazhdon të ketë fleksibilitet me bashkëpunëtorët dhe aleatët, madje edhe më shumë se ISIS në disa vende përfshirë Somalinë, Jemenin, Afrikën Jugore dhe rajonin Sahel në Afrikë.

14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . OKB: Rreth 30.000 militantë të ISIS ndodhen në Siri dhe Irak OKB: Rreth 30.000 militantë të ISIS ndodhen në Siri dhe IrakRating: 5.0
To Top