Bota

“Miliona birra në një natë”! Në Mynih nis Oktoberfest (FOTO)

Në Gjermani nga 21 shtatori deri më 6 tetor do të zhvillohet edhe festa më e madhe e birrës në botë, ku konsumimi i birrave arrin kulmin.
Për herë të parë kjo festë është zhvilluar para 206 vjetësh, por atëherë çdo gjë ishte ndryshe. Në vitin 1810, Princi i kurorës së Bajernit, Ludvig u martua me Princeshën Therese të Saskoni – Hildburghausen-it.

Me këtë rast u organizua më 17 tetor një garë e madhe vrapimi me kuaj në një livadh të madh në hyrje të Mynihut.

50 mijë vizitorë festonin të gëzuar duke brohoritur në tetor të vitit 1810 martesën aristokratike. Festa e parë e Tetorit, siç u quajt në këtë kohë, ishte një sukses i madh që shpejt u vendos të zhvillohej përsëri vitin e ardhshëm.

Në vitin e dytë të kësaj feste, fshatarët bavarezë prezantuan edhe prodhimet e tyre. Për përzgjedhjen e tyre vendosej në panairet blegtorale.

Disa vjet më vonë pati gara qitjeje. Pas 1819 për herë të parë pati stenda birre dhe stenda vere. Tregtarët e pijeve dhe pastiçierët vendosën po ashtu stendat e..

Loading...

Në Gjermani nga 21 shtatori deri më 6 tetor do të zhvillohet edhe festa më e madhe e birrës në botë, ku konsumimi i birrave arrin kulmin.
Për herë të parë kjo festë është zhvilluar para 206 vjetësh, por atëherë çdo gjë ishte ndryshe. Në vitin 1810, Princi i kurorës së Bajernit, Ludvig u martua me Princeshën Therese të Saskoni – Hildburghausen-it.

Me këtë rast u organizua më 17 tetor një garë e madhe vrapimi me kuaj në një livadh të madh në hyrje të Mynihut.

50 mijë vizitorë festonin të gëzuar duke brohoritur në tetor të vitit 1810 martesën aristokratike. Festa e parë e Tetorit, siç u quajt në këtë kohë, ishte një sukses i madh që shpejt u vendos të zhvillohej përsëri vitin e ardhshëm.

Në vitin e dytë të kësaj feste, fshatarët bavarezë prezantuan edhe prodhimet e tyre. Për përzgjedhjen e tyre vendosej në panairet blegtorale.

Disa vjet më vonë pati gara qitjeje. Pas 1819 për herë të parë pati stenda birre dhe stenda vere. Tregtarët e pijeve dhe pastiçierët vendosën po ashtu stendat e tyre.

Në fund të shekullit të 19-të fabrikat e birrës në Mynih zbuluan gjatë festës së tetorit, si platformë reklamash dhe si biznes fitmiprurës shtesë, shitjen për një kohë të shkurtër të një sasie të madhe birre.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “Miliona birra në një natë”! Në Mynih nis Oktoberfest (FOTO) “Miliona birra në një natë”! Në Mynih nis Oktoberfest (FOTO)Rating: 5.0
To Top