Bota

“Kur më përdhunoi, ishte shumë vonë…”/ Modelja rrëfen tmerrin që i shkaktoi miliarderi Epstein (FOTO)

Aktorja britanike dhe ish-modelja e Playboy, Anouska De Georgio, ka përshkruar se si ajo është manipuluar dhe abuzuar seksualisht nga pedoli Jefrey Epstein. De Georgiou, e cila u rrit në një familje të pasur dhe shkoi në shkollë me dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton, në “Marlborough College”, tha se ajo u takua me Epsteinin në vitet ’90 përmes miqve kur ishte në Londër.

Epstein shpejt filloi të udhëtonte me të dhe ta çonte drejt pronave të tij anembanë globit, përfshirë Nju Jorkun, Parisin dhe shtëpinë e tij në Karaibe, të quajtur “Ishulli i orgjive” nga vendasit.

Në një intervistë për NBC, De Georgiou tha se Epstein abuzoi për disa vite me të. “Kur më përdhunoi, ishte shumë vonë.

Njerëzit e tjerë përreth Epstein, e shihnin këtë gjë si diçka normale dhe nuk reagonin. Nëse jeni e re dhe po ecni në një rezidencë, ose në ishullin e dikujt, dhe të gjithë njerëzit që janë të pranishëm veprojnë sikur kjo është në rregull dhe ju jeni e vetmja që mendoni se kjo është e çuditshme, është e..

Loading...

Aktorja britanike dhe ish-modelja e Playboy, Anouska De Georgio, ka përshkruar se si ajo është manipuluar dhe abuzuar seksualisht nga pedoli Jefrey Epstein. De Georgiou, e cila u rrit në një familje të pasur dhe shkoi në shkollë me dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton, në “Marlborough College”, tha se ajo u takua me Epsteinin në vitet ’90 përmes miqve kur ishte në Londër.

Epstein shpejt filloi të udhëtonte me të dhe ta çonte drejt pronave të tij anembanë globit, përfshirë Nju Jorkun, Parisin dhe shtëpinë e tij në Karaibe, të quajtur “Ishulli i orgjive” nga vendasit.

Në një intervistë për NBC, De Georgiou tha se Epstein abuzoi për disa vite me të. “Kur më përdhunoi, ishte shumë vonë.

Njerëzit e tjerë përreth Epstein, e shihnin këtë gjë si diçka normale dhe nuk reagonin. Nëse jeni e re dhe po ecni në një rezidencë, ose në ishullin e dikujt, dhe të gjithë njerëzit që janë të pranishëm veprojnë sikur kjo është në rregull dhe ju jeni e vetmja që mendoni se kjo është e çuditshme, është e vështirë të thuash diçka”, deklaroi ajo.

“Nuk është se më përdhunoi direkt, por më joshi dhe më manipuloi emocionalisht e financiarisht”, tregon ish-modelja.

De Georgiou thotë se në ishullin e orgjive të Epstein, shihte dhe shumë vajza të tjera të reja, të cilat më pas rezultuan se ishin abuzuar seksualisht nga miliarderi që vrau veten në burg, por dhe nga miqtë e tyre. Ajo shprehet se iu deshën shumë vite që të merrte veten nga abuzimet seksuale.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “Kur më përdhunoi, ishte shumë vonë…”/ Modelja rrëfen tmerrin që i shkaktoi miliarderi Epstein (FOTO) “Kur më përdhunoi, ishte shumë vonë…”/ Modelja rrëfen tmerrin që i shkaktoi miliarderi Epstein (FOTO)Rating: 5.0
To Top