Home / Bota / Itali, Conte votëbesohet edhe në Dhomën e Ulët: Ulim borxhin ekonomik

Itali, Conte votëbesohet edhe në Dhomën e Ulët: Ulim borxhin ekonomik

Giuseppe Conte ka mbajtur fjalimin edhe në Dhomën e ulët të deputetëve, në Itali, ku u votëbesua për herë të dytë si kryeministër i vendit.

Edhe këtë herë lideri i ri i italianëve nuk i kurseu kritikat ndaj Bashkimit Europian, ndërsa theksoi se objektivi kryesor i qeverisë së tij do të jetë nxitja e rritjes ekonomike dhe reduktimi i borxhit.

“Ne do të negociojmë në nivel europian dhe shpresojmë të kemi vendosmërinë e duhur për t’u dëgjuar nga partnerët tanë”, ka thënë Conte.

Nga 621 parlamentarë, 350 kanë votuar pro, 236 kundër, ndërsa 35 kanë abstenuar. Juristi i bërë kryeministër është zotuar se do të ndjekë linjat e Bashkimit Europian sa i takon politikave financiare, por ka kritikuar rregullat fiskale aktuale duke i cilësuar shumë të serta dhe të fokusuara më tepër tek reduktimi i deficitit sesa tek rritja ekonomike.

Më herët Conte mori votëbesimin edhe në Senat, ku ndër të tjera deklaroi se Italia do të heqë sanksionet ndaj Rusisë, për të synuar një qasje të re në marrëdhëniet me këtë shtet.

7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje