Bota

Irak, burg përjetë për dhjetëra gra të bashkuara me ISIS-in

Gjykata Penale në Bagdad ka dënuar me burgim të përjetshëm 19 gra ruse pas akuzave se të njëjtat i janë bashkuar grupit militant, Shteti Islamik (IS).

Kjo gjykatë ka ndëshkuar me këtë dënim edhe gjashtë gra nga Azerbajxhani dhe katër nga Taxhikistani.

Identiteti i grave ende nuk është bërë i ditur.

Shumica e të pandehurave i kanë thënë gjykatës se ato janë dërguar nga Turqia në Irak kundër dëshirës së tyre.

Më herët gjatë këtij muaji, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova, ka thënë se mes 50 dhe 70 është numri i grave “rusisht-folëse” që gjenden në burgjet e Bagdadit, së bashku me më shumë se 100 fëmijë.

Zakharova ka thënë se ambsadës nuk i është lejuar qasja te këto gra dhe se identiteti i tyre mund të bëhej i ditur vetëm pasi të përfundojë procesi gjyësor.

Në muajin shkurt, Iraku i ka kthyer Rusisë 27 gra së bashku me fëmijët e tyre, pasi ishte vërtetuar se ato ishin mashtruar për t’iu bashkuar IS-it.

29 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Irak, burg përjetë për dhjetëra gra të bashkuara me ISIS-in Irak, burg përjetë për dhjetëra gra të bashkuara me ISIS-inRating: 5.0
To Top