Home / Bota / Franca ndalon celularët në shkollat fillore dhe të mesme

Franca ndalon celularët në shkollat fillore dhe të mesme

Telefonat celularë do të ndalohen me ligj në Francë në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Norma do të funksionojë që nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor pas aprovimit, në Asamblenë Kombëtare, për një propozim të paraqitur nga shumica e qeverisë, “La Republique en marche”. Ekzekutivi ka komentuar: “Ky është një sinjal i nisur për shoqërinë”.

Në favor të tekstit, përveç “Lrem”-it, votuan qendrat e Lëvizjes Demokratike dhe Bashkimi i Demokratëve të Pavarur, ndërsa të gjitha grupet e tjera parlamentare e denoncuan iniciativën duke e cilësuar atë si një propozim “të padobishëm”, një “mashtrim”, ‘”operacion reklamimi”.

Ligji i ri parashikon ndalimin e telefonave celularë “me përjashtim të përdorimeve pedagogjike” dhe me përjashtim të vendeve ku “rregulloret e brendshme shprehimisht e autorizojnë atë”.

Bfmtv informon se i ashtuquajturi “kodi i arsimit”, i cili mbledh të gjitha ligjet franceze të sektorit, nga ligji i 12 korrikut 2010, ndalon tashmë përdorimin e telefonave mobil “gjatë çdo aktiviteti mësimor dhe në vendet e parashikuara nga rregulloret e brendshme”, por, duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer mbrojti nevojën për “një bazë ligjore shumë më solide”.

7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje