Bota

Erdogan: Do të bojkotojmë produktet elektronike amerikane

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi bojkot të produkteve elektronike amerikane

“Ne do të bojkotojmë produktet elektronike amerikane. Nëse ata kanë ‘iPhone’-in, të tjerë kanë Samsungun. Në vendin tonë ndërkohë është Venus, Vestel, kompania turke e ‘smartphone’-ve”, tha Erdogan, duke theksuar se Turqia do të prodhojë produkte më të mira se çdo produkt i blerë nga jashtë me valuta të huaja dhe do t’i eksportojë ato.

“Ata nuk përmbahen nga përdorimi i ekonomisë si një armë kundër nesh, ashtu siç u përpoqën edhe në fushat e diplomacisë, ushtrisë dhe për paqëndrueshmëri sociale dhe politike”, shtoi ai.

Erdogan po ashtu u shpreh se Turqia sot ka një nga sistemet bankare më solide në botë. Presidenti turk tha se vendi i tij do t’i dyfishojë të ardhurat për kokë çdo banori me arritjen e synimeve të caktuara për vitin 2023.

Turqia dhe SHBA janë duke përjetuar marrëdhënie të tensionuara në lidhje me çështjen e pastorit amerikan Andrew Brunson.

14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.c..

Loading...

14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Erdogan: Do të bojkotojmë produktet elektronike amerikane Erdogan: Do të bojkotojmë produktet elektronike amerikaneRating: 5.0
To Top