Home / Blog Listpage 5

Blog List

 

Tragjedia në Itali, ambasada: Nuk kemi informacione për shqiptarë të lënduar

Ambasada e Shqipërisë në Itali, nëpërmjet një njoftim zyrtare bën të ditur se po ndjek me interes zhvillimit në lidhje me shembjen e urës në Genova të Italisë dhe deklaron se deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptarë të lënduar.Po ashtu, Ambasada e Shqipërisë në Itali apelon duke iu drejtuar shtetasve shqiptarë në Itali: “Qëndrojmë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Numri i kontaktit operativ është +39 0686224115”.Urë e lartë, pjesë e autostradës A10 në Genova është shembur sot në mesditë.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Sekuestrohen 200 gramë kokainë në Tiranë, arrestohen poseduesit

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Pazari i Mesnatës”, duke vënë në pranga dy persona, të cilët shpërndanin kokainë në lokalet me muzikë tallava të Tiranës.Të arrestuar janë Agostin Zefi, 56 vjeç dhe Zef Bokaj, 30 vjeç, të dy nga Lezha.“Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari të kundraligjshme në fushën e narkotikëve, duke shpërndarë lëndë të dyshuar narkotike të llojit ‘Kokainë’ në lokalet me muzikë dhe tallava, në zona të ndryshme të Tiranës dhe në saj të punës së mirëorganizuar hetimore është bërë arrestimi i tyre në flagrancë pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Audi’, brenda të cilit ndodheshin këta shtetas u gjetë një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë”, bën të ditur policia e kryeqytetit.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestuar 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, automjet tip “Audi” dhe tip “Rena..

Lexone

Ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari i dënuar për prostitucion

Është ekstraduar ditën e sotme nga Greqia drejt vendit tonë, 29-vjeçari Viktor Floqi, i dënuar në vitin 2016 me 8 vite burg, nën akuzën e prostituimit të të rriturve.Shtetasi Viktor Floqi më datë 07.06.2014, ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H, banuese në lagjen “Partizani” Elbasan.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.Shtetasi Viktor Floqi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana më datë 17.11.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin penal nr. 63, datë 10.05.2016, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të “Trafikim i personave të rritur”, parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:Shtetasi Viktor Floqi më datë 07.06.2014, ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H, banuese në lagjen “Partizani” Elba..

Lexone

Vrau dy persona në 1999, kapet në Pukë i dënuari me 20 vite burg (Video)

Ndalohet dhe kapet një person i shpallur në kërkim për një vrasje të dyfishtë, i dënuar me 20 vjet burg.“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcave Operacionale të D.V.P. Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Ndue Memaj 39 vjeç, banues në Lezhë”, njoftoi Policia.Ndalimi i tij u bë pasi me 03.11.1999 ka vrarë me armë zjarri shtetasit J.N dhe A. H., dhe për këtë ngjarje, Gjykata e Apelit Shkodër me vendim nr. 407 dt 07.11.2013 e ka enuar me 20 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.PukëVijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkimKapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 20 vjet burg. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcave Operacionale të D. V. P. Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u kap dhe u ndalua shtetasi ..

Lexone

Konflikt vëllezërish në Tiranë, njëri plagos me thikë tjetrin

Një konflikt mes dy vëllezërve në Tiranë për pak sa nuk është shndërruar në një tragjedi familjare.Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 11:54, në rrugën “Meme Meto”, ku dy vëllezër I. X., dhe A. X., janë përleshur mes tyre.Gjatë konfliktit I. X., ka qëlluar në trup me thikë, vëllain e tij, A. X. I dëmtuari A. X., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme autorin I. X., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Tragjedia në Gjenova, humbin kontaktet dy emigrantë shqiptarë

Fatmirësisht deri tani nuk ka konfirmim për shqiptarë mes dhjetëra viktimave të tragjedinë së shembjes së urës në Xhenova të Italisë.Por së fundmi janë ngritur edhe dyshimet e para. Shqiptari Ferdinand Sakaj, një banor i zonës ku ndodhi tragjedia, ka dërguar disa pamje për “Ti Raporton”, ndërsa thotë se dy emigrantë shqiptarë kanë humbur kontaktet, por nuk dihet nëse kanë lidhje me ngjarjen.Ai konfirmon se 5 familje shqiptare janë evakuuar nga zona ku ndodhi tragjedia.Deri tani janë konfirmuar 35 të vdekur, 13 të plagosur, ndërsa 10 persona janë të zhdukur. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e një lumi, por të tjera mbi shtëpitë dhe kapanonet industriale që ndodhen nën të. Madje, një kamion ka mbetur mrekullisht i ndaluar në fund të pjesës, që i ka mbijetuar incidentit.Ura e ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtrati..

Lexone

Kufirin e kaluan 1 mln persona, fluks turistësh në muajin gusht

Në dy javët e para të muajit gusht në Shqipëri kanë hyrë 624 mijë të huaj, shumica për turizëm.Bashkë me emigrantet shqiptar kanë ardhur gati një milion persona, të cilët po përballen me trafikun e rënduar në akset nacionale, por edhe me vonesa në kalimin e kufirit.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vuani nga reumatizma, shmangni ushqimet e konservuara

Shëndet – Në rastet e artritit reumatik, ushqyerja është vendimtare për të lehtësuar pasojat. Braktisni tabletat e supës së gatshme dhe gjithçka të konservuar e në vend të tyre zgjidhni frutat dhe perimetJemi ajo çfarë hamë dhe ushqyerja luan rol thelbësor në terapinë e sëmundjeve. Për të përmirësuar simptomat e artritit reumatik dhe fibromialgjik, dy sëmundje reumatizmale gjithnjë e më të përhapura, ju duhet të tregoni kujdes ndaj ushqimeve në tavolinë. Nëpërmjet disa hapave të vegjël, mund të reduktohen ndjeshëm sikletet dhe të këqijat e kësaj sëmundjeje.Ja këshillat e ekspertëve të ANMAR (Shoqatë e të Sëmurëve Reumatikë), në funksion të ditës botërore kushtuar kësaj sëmundjeje, më 11 tetor.Artriti reumatikKëshilla më e mirë në këtë rast nga ekspertët është: dobësohuni dhe bëni kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve.Artriti reumatik është një sëmundje autimune me origjinë inflamatore që prek qindra njerëz çdo vit në vendin tonë dhe jo vetëm. Patologjia mund të provokojë deform..

Lexone

Gjashtë arsye se përse nuk arrini të dobësoheni

Këshilla – Nuk mjafton vetëm që të hani më pak ushqim nëse filloni një dietë. Ju duhet të ushtroheni si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht, duke eliminuar stresin dhe ankthin. E mbi të gjitha, mos u nisni me qëllimin për të “kënaqur” të tjerët me dobësimin tuajArsyet se përse nuk arrini të dobësoheni mund të jenë nga më të ndryshmet, si të llojit psikologjik ashtu edhe fizik. Po, sepse për të humbur peshë, duhet një impenjim serioz dhe i vazhdueshëm, akoma më shumë nëse kilet që duhet të hiqni janë të shumta. Pra, përveç dietës dhe një aktiviteti të moderuar fizik, është e nevojshme të ndiqni disa këshilla të dobishme, të bazuara pikërisht tek arsyet që shpesh nuk ju lejojnë të dobësoheni në mënyrë efikase.Nuk jeni gati psikologjikishtHumbja e peshës, veçanërisht kur kilet janë të shumta, kërkon impenjim dhe qëndrueshmëri me kalimin e kohës. Nëse nuk jeni gati psikologjikisht, atëherë nuk do të arrini të merrni rezultatet e shpresuara. Në këtë këndvështrim, është e rëndësishme..

Lexone

Rregullat për të mbrojtur kockat tuaja nga frakturat

Shëndeti – Ekspertët e huaj të ortopedisë dhe të traumatologjisë japin këshillat e tyre për të mbrojtur kockat tuaja. Dieta, sporti, dielli dhe vitamina D janë aleatët kundër thyerjeve prej osteoporozës dhe dobësisëUshqyerja e kockave me një dietë të shëndetshme dhe ushtrime fizike të rregullta, duke përfshirë edhe kërcimin, është një gjë shumë e rëndësishme për jetën tuaj të ardhshme, në kohën kur nuk do të jeni edhe aq të fuqishëm si dikur. Ju duhet të kontrolloni nivelin e vitaminës D dhe ta merrni atë duke qëndruar në diell; mos pini cigare, reduktoni alkoolin dhe bëni analizat e duhura për shëndetin tuaj; shmangni rëniet në tokë dhe mos vishni këpucë me taka. Ekspertët e Siot, të shoqërisë italiane të ortopedisë dhe traumatologjisë të mbledhur në një kongres në Romë, kanë rekomanduar disa këshilla kundër frakturave dhe dobësisë së kockave. Kjo është një lloj epidemie në rritje, e cila godet si meshkujt ashtu edhe femrat, kryesisht të moshës mesatare dhe asaj të tretë.1) Dieta ..

Lexone