Home / Blog Listpage 30

Blog List

 

Sali Berisha denoncon Ben Blushin: Presion gjyqtarit Dvorani, për gjyqin ndaj Top Channel

Sali Berisha ka akuzuar Ben Blushin se po ndikon tek gjyqtarët që kanë në shqyrtim gjyqin e pronësisë së Top Channel, mes Vjollca Hoxhës dhe ish-ortakëve të saj.Sipas Berishës, Blushi është takuar për mbi një orë e gjysëm me gjyqtarin Dvorani, për t’i bërë presion.“Nje takim i gabuar ne nje kohe te gabuar!Jam absolutisht neutral ne kete afere midis partneresh, qe bashke dhe te ndare e perdoren topin e tyre si megafonin e Rames kunder meje dhe PD. Por ky takim eshte nje takim shume i gabuar ne nje vend shume te gabuar”, shkruan Berisha.Dvorani, bashkë me Artan Brocin dhe Shkëlzen Selimin, janë gjyqtarët që do të shqyrtojnë padinë për pronësinë e TCH.Pikërisht një ditë më parë, TCH sulmoi ashpër gjyqtarin Selimi, dhe me sa duket, arsye për këtë ka qenë pikërisht gjyqi në fjalë.(TemA)

Lexone

VIDEO: Po e ndihmonte të parkonte, por gruaja përplas në mur të riun

Ky është momenti i tmerrshëm kur gruaja shtyp me makinë një të ri i cili përpiqej ta ndihmonte të parkonte.Në pamjet filmike do të shikoni se si gruaja përplas në mur të riun në momentin që ajo po ecte mbrapsht.Si pasojë e përplasjes i riu mbeti me brinjë dhe këmbë të thyera.Ngjarja ndodhi në Hanoi, Vietnam, muajin e kaluar. (TemA)

Lexone

Krim për pasion/ Flasin dëshmitarët: E pa që ishte gjallë, u kthye e qëlloi sërish 19-vjeçaren

Të tjera detaje janë mësuar nga rrëfimi i dëshmitarëve për ngjarjen tronditëse sot në Don Bosko ku një 31 vjecar nga Kukësi vrau 19 vjecarjen Xhuljeta Cuni me të cilën thuhet se ka patur një lidhje intime.E reja ndërroi jetë në vend, ndërsa Xhafer Mata 31 vjec vdiq një orë më pas në spitalin e Traumës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në trotuar në rrugën kryesore të Don Boskos dhe është parë nga kliente të një kafeje përballë rrugës dhe nga kalimtarë të rastit.Dëshmitarët kanë rrëfyer për grupin hetimor se autori ka tentuar ta ndalojë, por vajza nuk ka pranuar duke i thënë “mos më prek”. Ai e ka qëlluar me pistoletë nga pas dhe është larguar disa metra, për tu rikthyer sërish. 31 vjecari pasi e ka parë se vajza ishte gjallë ka shtier sërish mbi të, duke i marrë jetën. Më pas thonë dëshmitarë, autori bënte lëvizje kaotike me pistoletë në dorë, duke rrezikuar jetën e tyre. “Ai është larguar disa metra nga vendi i krimit, është ulur poshtë një peme dhe ka filluar të qajë. Kur ka d..

Lexone

DETAJET/ Xhaferi u kthye kur pa se Xhuljeta merrte ende frymë, e qëlloi për herë të dytë. Inxhinieri nga Kukësi nuk e pranoi dot ndarjen, ishte denoncuar katër herë nga ish- e dashura

Gazetarja e ‘News 24’, Dorjana Bezat ka dhënë informacione të tjera nga momenti i ngjarjes tragjike në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ku 31 vjeçari Xhafer Mata qëlloi për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni.Sipas gazetares, Xhaferi dhe Xhuljeta kanë debatuar për disa minuta me njëri-tjetrin, por kur vajza ka kthyer shpinën për t’u larguar, ai e ka qëlluar me armë zjarri.Në gjendje të rëndë psikologjike, Xhaferi është larguar për disa metra dhe armën e mbante në dorë.Ai u ka drejtuar armën edhe disa kalimtarëve aty pranë, të cilët kanë bërtitur të tmerruar.“Mos kini frikë, nuk ju bëj gjë”, mësohet t’u ketë thënë 31- vjeçari njerëzve në rrugë, por armën nuk e lëshonte nga dora.Xhaferi është rikthyer sërish pranë Xhuljetës, e cila pavarësisht plagës që kishte marrë, kishte ende shenja jete.Në këtë moment, ai e ka qëlluar vajzën për herë të dytë, duke i marrë jetën.Autori i vrasjes është larguar më pas nga vendngjarja për t’u ulur poshtë një peme dhe sapo ka dëgjuar sirenat e p..

Lexone

Bashkim Dedja drejt rrëzimit nga Vettingu, nuk justifikon dot pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjetur disa shkelje në deklaratat e pasurisë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.Në raportin e lexuar këtë të premte, trupa gjyqësore e KPK-së citon fillimisht një apartament në Golem, që gjyqtari e ka deklaruar në emër të vëllait, por kontrata e energjisë elektrike është e lidhur në emër të tij.Së dyti, KPK gjen shkelje edhe tek një deklaratë borxhi të marrë nga kunati. Bëhet fjalë për një shumë prej 10 mijë eurosh.“Në kohën që është firmosur deklarata e borxhit, kunati i gjyqtarit Bashkim Dedja ka qenë jashtë Shqipërisë”, thotë KPK.Gjyqtari kushtetues ka deklaruar gjithashtu si pasuri të tij një apartament në rrugën “Sami Frashëri” me vlerën e 180 mijë eurove dhe 25 mijë euro borxh nga i vëllai.Vetë Dedja nuk është i pranishëm në seancën dëgjimore publike, duke u përfaqësuar nga avokati i tij Maks Haxhia.Trupa gjykuese përbëhet nga Valbona Sanxhaktari dhe anëtar Roland Ilia dhe Xhensila Pine. Në pritje të caktimit të d..

Lexone

Fevziu na kërkon ne llogari, po mediokritetin e solli vetë në TV dhe na e shet çdo natë

Nga Erion KristoUnë ndryshe nga ju nuk e urrej Fevziun. Ndryshe nga ju nuk më intereson fare pagesa e tij. As kalimi në një institucion tjetër. Unë e çmoj Fevziun, sepse ka pas një emision shumë të ndjekur. Unë mendoj se ai ka dhënë kontribute në shumë çështje.Vetë, e kam parë gjithmonë emisionin e tij, qoftë dhe për arsye profesionale. Vetë, kam qenë katër herë i ftuar, tre herë për aksidentet dhe një herë për rininë. Gjithashtu kam qenë i dërguar nga universiteti im nja dhjetë herë në emisione me kryeministra.Më kanë ftuar nja tre herë të tjera, por nuk kam shkuar për arsye personale. E kam shijuar atë studio.Por dua ta orientoj debatin te ajo që më duket më e vlertë në këtë situate, dhe s’ka të bëjë me pagesën.Ajo që më çuditi ishte fakti i reflektimit të Fevziut për emisionin e tij. Ai kishte vënë re në media se ka mediokritet. Nuk dua t’ia mohoj këtë zbulim. Është i vërtetë. Kam vite që e them dhe vetë.Por dua t’i bej me dije Fevziut, pa asnjë lloj mllefi, se dhe ai ës..

Lexone

Histori si nëpër filma: Xhaferr Mata në lidhje me 19-vjeçaren, por ishte i martuar dhe ka një djalë 2 vjeç

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që tronditi “Don Boskon” mëngjesin e kësaj të premteje.Fax News dhe gazetarja Xhensila Kodra kanë shkuar në banesën e 31-vjeçarit Xhaferr Mata, që vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni e më pas qëlloi veten me pistoletë.Familjarët e autorit të krimit kanë thënë jashtë kamerave se janë të shokuar nga ngjarja.Ata kanë shtuar se nuk kanë patur dijeni për një histori dashurie mes dy të rinjve.Familjarët kanë zbuluar se 31-vjeçari Mata ishte babai i një djali të vogël 2 vjeç dhe se prej dy muajsh ishte divorcuar nga bashkëshortja.“Ngjarje shumë e rëndë, nuk dimë çfarë të themi.Nuk jemi në dijeni të historisë së dy të rinjve.Ngjarjen e kemi mësuar kur erdhi policia në shtëpi.Djali kishte dy muaj që ishte divorcuar nga bashkëshortja. Xhaferr Mata ka edhe një djalë”, kanë thënë familjarët.Fqinjët e autorit, pasi kanë dëgjuar lajmin në TV, kanë menduar se Xhaferr Mata kishte vrarë ish-bashkëshorten, pasi me të ka patur konflikte të vazhdueshme ...

Lexone

Suedia u jep një mundësi të dytë 9.000 azilkërkuesve

Parlamenti suedez ka miratuar një projektligj për t’iu dhënë një rast të dytë 9,000 azilkërkuesve, duke iu ofruar mundësinë e qëndrimit në këtë shtet.Një vendim i tillë ka ndarë opozitën lidhur me çështjen e imigrimit në zgjedhjet e shtatorit.Suedia ka pranuar më shumë se 160,000 azilkërkues më 2015, duke krijuar pakënaqësi në mesin e votuesve, gjë që ka detyruar qeverinë Social-Demokrate, të vendosë rregulla më të ashpra për ata që kërkojnë qëndrim afatgjatë.Pavarësisht masave të marra, tema e imigrimit ka vazhduar të dominojë debatin politik duke nxitur çarje në partinë opozitare të qendrës së djathtë, Aleanca, e cila shpreson të formojë një qeveri të re pas zgjedhjeve.“Pasojat njerëzore do të ishin shumë më të mëdha nëse ne do të ndalonim këtë propozim”, ka thënë liderja e Partisë Qendrore, Annie Loof, transmeton Reuters.Ndasitë në mesin e opozitës do të bëjnë shumë më të vështirë për Aleancën që të krijojë qeverinë, derisa partia Demokratët e Suedisë, ka premtuar se do të..

Lexone

Gjendet e vdekur motra e vogël e mbretëreshës së Holandës

Motra e vogël e Mbretëreshës së Hollandës ka vdekur në shtëpinë e saj në kryeqytetin argjentinas, kanë njoftuar mediat lokale.Ines Zorreguieta humbi jetën në moshën 33 vjecare pasi u vetëvra. Thuhej se ajo vuante nga depresioni, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndonëse dyshohet për një vetëvrasje. Ajo ka punuar si nëpunëse civile në Buenos Aires.Ajo ishte shoqëruese e dasmës në martesën e motrës së saj, Maxima me Willem-Alexander në vitin 2002 dhe u bë kumbara për vajzën e tyre më të vogël, princesha 11-vjeçare Ariane.“Mbretëresha Maxima u trondit dhe u mërzit për vdekjen e motrës së saj”, njoftoi shtëpia mbretërore.Ajo ka anulluar angazhimet e saj të ardhshme, duke përfshirë një vizitë shtetërore në Estoni, Letoni dhe Lituani, të cilat Mbreti Willem-Aleksandër do ti shikojë i vetëm.

Lexone

Kanada, Senati aprovon marijuanën legale

Senati kanadez ka cotuar në favor të legalizimit të marijuanës me qëllime rekreative, duke e bërë Kanadanë vendin e parë që del kundër grupit të G7-ës. Senati kaSenatorët kanadezë kaluan ligjin mbi kanabisin me 56 vota pro, 30 kundër dhe 1 abstenim pas studimit të projektligjit për gjashtë muaj. Kryeministri Justin Trudeau ishte i vendosur për të legalizuar marijuanën këtë verë.Kanadaja do të jetë kështu vendi i parë i G7-s që lejon përdorimin e drogës. Përdorimi medicinal i saj është lejuar me ligj që në vitin 2001.Votimi i së Enjtes pritet të kalojë në parlament, ku deputetët do të vendosin nëse do të pranojnë amendamentet e shtuar në legjislacion nga Senati.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone