Home / Blog Listpage 20

Blog List

 

Turqia reagon ndaj Austrisë pas mbylljes së xhamive: Valë populiste anti-islame, raciste dhe diskriminuese

Rreth 60 imamë turq dhe familjet e tyre përballen me dëbimin nga Austria dhe shtatë xhami do të mbyllen nën një goditje mbi atë që qeveria e ka quajtur “islami politik”.Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, tha se vendi nuk mund të mbante më “shoqëri paralele, islame politike dhe radikalizim”, të cilat ai tha se nuk kishte “vend në vendin tonë”.Njoftimi erdhi në një konferencë për shtyp nga anëtarët kryesorë të qeverisë së koalicionit, e cila përbëhet nga Partia Popullore e qendrës së djathtë (ÖVP) dhe partia e Lirisë së ekstremit të djathtë (FPÖ), nxiti një reagim të zemëruar nga Ankaraja, e cila e quajti masën anti-islamike.“Vendimi i Austrisë për të mbyllur xhamitë dhe për të dëbuar imamët me një justifikim të çalë është një reflektim i valës populiste anti-islame, raciste dhe diskriminuese në këtë vend”, ka thënë İbrahim Kalin, zëdhënësi presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.Ministri i Brendshëm i Austrisë, Herbert Kickl, nga FPÖ, tha se rreth 150 njerëz u përballën me hum..

Lexone

Përdhunoi dhe vrau të miturën në Gjermani, kapet irakiani

20-vjeçari Ali Bashar, i dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e një 1q4-vjeçareje në Gjermani është arrestuar mbrëmjen e djeshme në veri të Irakut. I riu, sipas hetuesve, ishte arratisur në vendin e tij së bashku me familjen për të shmangur arrestimin pas krimit. Lajmi është njoftuar nga ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili ka vlerësuar policinë gjermane dhe atë kurde.Ali Bashar akuzohet se ka përdhunuar të miturën dhe më pas e ka mbytur për të fshehur aktin. Më pas ai e ka varrosur kufomën në një pyll të mbuluar me gjethe dhe bar. I riu, i cili kishte precedentë të mëparshëm penalë, i është refuzuar kërkesa për azil në vtin 2016, por avokati i tij e kishte apeluar. Të enjten e shkuar, së bashku me familjen e tij – babai, nëna dhe 6 fëmijët – ishte arratisur në Irak falë një lejekalimi të dhënë nga ambasada e vendit të tij.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Trump: Rusia duhet të bëhet pjesë e vendeve të G7

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se G7-ta ( grupi i vendeve më të industrializuara), duhet ta lejojë Rusinë të kthehet në këtë grup elitar. Kjo deklaratë e Trump vjen katër vjet pas përjashtimit të Rusisë, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.Ai i bëri këto komente përpara nisjes së samitit treditor të G7-ës në Kanada. “Ne takohemi pa Rusinë. Ata duhet ta lejojnë Rusinë, sepse duhet ta kemi atë në tryezën negociuese”, tha Trump.Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u përgjigj duke thënë se Rusia “po e përqendron vëmendjen e saj në formate të tjera, jashtë G7-ës”. Një zëdhënës i qeverisë italiane tha se Roma pajtohet me Trump se Rusia duhet të jetë në grup.G7-ta përbëhet nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: “Çmendet” Erjona Sulejmani

Erjona Sulejmani është bërë një nga femrat më të njohura në Itali pas ndarjes me futbollistin me origjine shqiptare, Blerim Xhemali dhe deklaratave për futbollistët.Së fundmi ajo është fotografuar duke pushuar në ishujt Canarie.Modelja nuk ka ngurruar të postojë edhe disa foto topless.(TemA)

Lexone

Virgjil Muçi: Ne nuk e kuptojmë ç’është Shqipëria në sytë e një të huaji

Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës ka promovuar sot në ambientet e UET romanin e shkrimtarit Virgjil Muçi “Piramida e Shpirtrave”, i cili është dhe fituesi i edicionit të katërt të Çmimit Kadare. Gjatë këtij promovimi, shkrimtarit Virgjil Muçi iu dha edhe trofeu i Çmimit Kadare 2018.Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës kanë promovuar në mjediset UET romanin e shkrimtarit Virgjil Muçi “Piramida e Shpirtrave”, i cili është dhe fituesi i edicionit të katërt të Çmimit Kadare. Gjatë këtij promovimi, shkrimtarit Virgjil Muçi do i jepet dhe trofeu i Çmimit Kadare 2018.Pse zgjodhi një personazh në distancë nga Shqipëria për të ndërtuar një roman, si Piramida e shpirtërave?! Fituesi i edicionit të katërt të çmimit Kadare, Virgjil Muçi përgjigjet: Kjo ishte mënyra më e mirë për të patur një optikë realiste, jo groteskte, jo cinike mbi këtë vend”. Muçi u vlerësua nga juria me veprën në dorëshkrim “Piramida e s..

Lexone

Punimet në rrjet, OST: Do ketë skemë të përkohëshme furnizimi me energji në këto zona

Për shkak të punimeve për realizimin e investimeve që kryen OST sh.a. për fuqizimin e N/st 220 kV Fierzë, Autotransfomatori 220/110 kV në këtë nënstacion duke filluar nga dt.05/06/2018 është aktualisht jashtë pune.Diktuar nga këto kushte OST sh.a. është e detyruar të krijojë skema të përkohëshme furnizimi në rajonin e Veri-Lindje deri në normalizimin e gjendjes.Për të minimizuar në maksimum kohën e ndërperjes së energjisë, në rast difektesh apo avarish të linjave të saj, OST ka organizuar punën dhe ka marrë të gjitha masat teknike dhe organizative për rritjen e gadishmerisë në rajonin në fjalë dhe përballimin e situatës së krijuar.

Lexone

Trump: Rusia duhet të rikthehet në G7

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar që Rusia të kthehet në grupin e kombeve më të industrializuara, që njihet si G7, pasi u përjashtua për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014.Trump i bëri këto deklarata në Uashington ndërkohë që po nisej për në samitin e G7-ës në Kanada, që pritet të fokuesohet në bisedime të tensionuara mbi tregtinë. Aleatët e SHBA-së do të përpiqen të bindin Trump të heqë tarifat mbi çelikun dhe aluminin të vendosur kohët e fundit, që mund të sjellë një luftë tregtare.“Rusia duhet të jetë në këtë takim. Përse po zhvillojmë një takim pa Rusinë të pranishme?”, thotë Trump.“Duhet të kemi Rusinë në tavolinën e negociatave”, vazhdoi ai.Vetë Trump rrezikon të jetë i izoluar në këtë samit dhe pritet të largohet më herët për në Singapor për përgatitjen e bisedimeve me Korenë e Veriut në lidhje me armët e saj bërthamore.

Lexone

Kthesë historike për euron, rritet me 2.33 lekë brenda një dite

Euro shënoi sot një forcim rekord ndaj lekut, duke u rritur brenda një dite të vetme me 2.33 lekë. Aktualisht një euro këmbehet me gati 127.6 lekë.Kjo e premte solli një kthesë të fortë të zhvillimit të tregut të brendshëm valutor. Ky është forcimi ditor më i madh i euros ndaj lekut që nga viti 2002, kur monedha europiane hyri në qarkullim.Që prej fillimit të vitit, euro ka shënuar rënie të vazhdueshme ndaj lekut, duke u zhvlerësuar me gati 7% brenda një kohe të shkurtër. Por, dy ditë më parë Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhyjë në treg, duke blerë euro për të parandaluar rënien e mëtejshme të kësaj monedhe, pasi sipas bankës kjo mund të kishte pasoja negative për ekonominë.Masa e Bankës së Shqipërisë duket se ka dhënë efekte të forta në treg, shkruan Top Channel. Krahasuar me tre ditë më parë euro është forcuar me mbi 3.4 lekë, duke u rikthyer sërish në nivelet e fillimit të muajit maj.Por, çfarë po ndodh në tregun valutor? Burime nga Banka e Shqipërisë i thanë Top Channel s..

Lexone

Tifozët anglezë, në alarm për Botërorin e Rusisë

Tifozët anglezë, që do të udhëtojnë drejt Rusisë për të ndjekur skuadrën e tyre në Kupën e Botës së kësaj vere, janë në rrezik të madh, pasi mund të bëhen objekt sulmesh homofobike, raciste dhe antibritanike.Ministria e Jashtme e vendit ishullor dhe policia kanë bërë paralajmërimet e tyre, duke theksuar se janë marrë masa të pakta sigurie.Lajmi u publikua nga e përditshmja britanike “The Guardian”, sipas së cilës janë mbi 10 mijë tifozë anglezë, që përballen me rrezikun e sulmeve të tilla në Rusi, kjo edhe për shkak të tensioneve të krijuara javët e fundit në raportet mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë, për shkak të helmimit të spiunit rus Sergei Skripal në Salisbury.Një ngjarje kjo, që solli edhe dëbimin e 23 diplomatëve respektivë nga Britania e Rusia. Pak kohë më parë, huliganët rusë kërcënuan nëpërmjet rrjeteve sociale tifozët anglezë që do të udhëtonin drejt Rusisë.Në raportin e publikuar u evidentua se, në futbollin rus ka pasur 190 raste të incidenteve raciste në periudh..

Lexone

FOTOT: Ja modelet më të çuditshme të flokëve në Botërorët e ndryshëm

Në vitet e fundit, futbollistët po kujdesen më shumë për “Look”-un e tyre dhe shpesh herë kanë qenë në qendër të kritikave, duke u akuzuar se nuk po i japin rëndësi fushës së blertë, por më shumë po shohin jashtë saj.Në fakt, dëshira për të pasur një model flokësh të veçantë, ka ekzistuar ndër vite, pasi futbollistë të caktuar, shpesh herë kanë tentuar që të jenë një shembull për të rinjtë.Të gjithë e mbajmë mend trekëndëshin e balukeve të famshme të Ronaldo Fenomenit, apo edhe bishtin e Roberto Baxhios.Më poshtë, po iu tregojmë disa nga modelet më të çuditshme të flokëve.

Lexone