Home / Blog List

Blog List

 

Putin “kopjon” Tahirin, del maleve të Siberisë (Foto)

Përplasjet me SHBA, Siria, miqësia me Erdogan dhe të gjitha çështjet e mëdha botërore e kanë lodhur disi Presidentin rus Vladimir Putin, i cili ka zgjedhur të pushojë në rajonin e Tivas, në Siberinë lindore, këtë fund gushti.Ndryshe nga pushimet e vjetshme ku hiqte bluzen dhe si një model “palyboy” tregonte muskujt duke u zhytur në ujërat e kristaltë të një lumi në Rusi, Putin këtë herë ka zgjedhu relaksim në majat e larta të maleve, si për të treguar supermacinë e tij.1 of 7Krahina ku po pushon Presidenti ru shtrihet në kufi me Mongolinë dhe shquhet për natyrën e saj të mrekullueshme me lumenj, pyje dhe male piktoreske.Kremlini publikoi disa foto nga kjo ndalesë e Putin dhe teksa i sheh, e kupton menjëherë se janë me sfond të ngjashëm me ato që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikoi pak ditë më parë në Instagram, teksa ndodhej në majat e Tërbaçit me uniformë ushtarake, njëjtë si lideri i Rusisë në Siberi.29 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Serena Williams nuk do e festojë 1-vjetorin e vajzës, ia ndalon feja

Ajo është një prej sportisteve më të suksesshme dhe për rrjedhoje edhe më të pasura. Mirëpo, Serena Williams ka rrëfyer se nuk do ta festojë ditëlindjen e parë të vajzës me 1 shtator, pasi feja e saj nuk e lejon.Gjatë një konference për shtyp, 36-vjeçarja bëri me dije se ajo është Dëshmitare e Jehovait dhe për këtë arsye nuk festojnë ditëlindjet.“Olympia nuk do ta festojë ditëlindje. Ne jemi Dëshmitarë të Jehovait dhe nuk i bëjmë këto gjëra”, tha kampionia e Wimbledon.29 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Meta përshëndet nga Jezerca, bën simbolin e shqiponjës (Video)

Presidenti Ilir Meta ka uruar mirëmëngjes nga shkëmbi i Dardanit pranë kryemajës së Jezercës. Meta bën simbolin e shqiponjës me duar dhe bashkë me të është edhe një banor i Valbonës.“Mirëmëngjes nga shkëmbi i Dardanit pranë kryemajës së Jezercës! Të dashur miq bashkë me Dardanin nga Valbona ju përshëndesim në lartësinë mbi 2500 metra pranë kryemajës së Alpeve shqiptare, Jezercës”, thotë Meta në video.Mirëmëngjes nga shkëmbi i Dardanit pranë kryemajës së Jezercës!Gepostet von Ilir Meta am Donnerstag, 30. August 201830 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Turqi, kishte lidhur vajzën në pjesën e pasme të mjetit, arrestohet babai (Video)

Autoritetet turke kanë arrestuar një burrë, i cili kishte lidhur vajzën në pjesën e pasme të automjetit të tij. Video tronditëse u bë virale në rrjetet sociale në Turqi, ku shihej 8-vjeçarja në pjesën e pasme të minibusit.Drejtuesi i mjetit i identifikuar si Idris K. deklaroi se vajza kishte këmbëngulur që të qëndronte në transportuesin e biçikletave të automjetit.Sipas tij, transportuesi i biçikletave është i sigurt dhe mban deri në 150 kg.https://video.dailymail.co.uk/video/mol/2018/08/29/6465727306699682180/640x360_MP4_6465727306699682180.mp4 30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kërcimi qesharak i Theresa May (Video)

Videoja e Theresa May duke kërcyer në një shkollë në Afrikë është bërë virale. Kryeministrja britanike edhe filmuar duke kërcyer, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është se kërcimi i saj është paksa qesharak dhe i çuditshëm.Nxënësit i organizuan një festë mirëseardhjeje për të kryeministren britanik dhe ajo i respektoi në mënyrën e saj.https://videos.metro.co.uk/video/met/2018/08/28/5396496670113576353/640x360_MP4_5396496670113576353.mp4 30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Spanjë, “luftë e përgjakshme” me… domate (Foto)

Duket si një betejë e përgjakshme mes të rinjve, por është thjesht një festival që ka të bëjë me një “luftë” me domate. Bëhet fjalë për festivalin “La Tomatina”, i cili zhvillohet në qytezën e vogël Bunjol, pak kilometra larg Valensias, në Spanjë.Më shumë se 22 mijë vetë mbuluan me domate qytezën, në atë që konsiderohet si beteja më e famshme në botë.Gjatë Tomatinës, njerëzit qëllojnë me domate njëri-tjetrin, duke krijuar një ambient tërësisht të kuq nga domatet që kthehen në salcë.“Lufta e domateve” është frymëzuar nga një betejë për ushqimin mes fëmijëve të zonës në vitin 1945.1 of 430 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Modelja mbipeshë, që ka mbi 1.6 mln fansa në Instagram (Foto)

Tess Holliday peshon 136 kg dhe është shumë e lumtur me trupin që ka. Ajo është një modele e përmasave të mëdha që ka treguar historinë e saj të jetës për trupin dhe faktin se si u ndje që u bë pjesë e kopertinës së një reviste të njohur.33-vjeçarja nga Mississippi ka patur probleme seriozeme shëndetin mendor gjatë muajit mars dhe kishte momente që donte të zhdukej nga kjo botë. Ajo është përzgjedhur si imazh i kopertinës “Cosmopolitan” për muajin tetor ku flet edhe për ngacmimin seksual që ka patur nga i njëjti mashkull dy herë, për të cilin nuk është e sigurtë nëse e ka përdhunuar.Tess ka mbetur aq e tronditur dhe kjo gjë ka ndikuar në jetën e saj seksuale. Për këtë arsye, i vetmi mashkull me të cilën ka fjetur e zhveshur është bashkëshorti Nick, me të cilin gëzon dy fëmijë.Ajo ka rreth 1.6 milionë ndjekës në Instagram dhe njihet për vetëbesim, ndonëse është mbipeshë.1 of 430 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Ikea” kthehet në hotel pas aksidentit në autostradë!

Dy kamionë janë përplasur në autostradën M25 në Britani të Madhe. Forcat e rendit kanë punuar gjatë për të rikthyer qarkullimin e makinave pas incidentit, pasi mjetet kanë pritur në radhë me orë dhe rrezikonin ta kalonin natën në rrugë.Ndërkohë, kompania e njohur “Ikea”, ka vendosur të hapë dyert e dyqaneve të saj dhe u ka ofruar më shumë se 200 personave vende për të fjetur gjumë në brendësi të “Essex Store”.Në rrjetet sociale, shumë njerëz kanë dashur të ndajnë përvojën që kanë pasur për të fjetur në brendësi të një dyqani “Ikea”. “Më në fund kemi një dhomë”, – ka shkruar një komentues, duke postuar një shtrat të kompanisë suedeze. “Falë ‘Ikea’-s, që i lejoi njerëzit, mes të cilëve gruaja dhe vajza ime, fjetëm në shtretërit e tyre pas aksidentit në M25”, – ka shkruar në një “tweet” gazetari i BBC, Fergal Parkinson.Edhe kampionia olimpike, Dame Kelly Holmes, ka mbetur e bllokuar në trafik për shkak të incidentit. Gjatë përplasjes asnjë nuk mbeti i lënduar rëndë, por M25 mbeti e ..

Lexone

Manovër absurde, makina përplaset nga treni (Video)

Një 35-vjeçar në Kursk të Rusisë ka humbur jetën pas përplasjes tragjike të trenit ndaj makinës që ai drejtonte. Mediat ruse kanë publikuar videon e përplasjes fatale, ku shihet që fillimisht, drejtuesi i mjetit, ka ndaluar, ka ecur pak indietro dhe më pas i ka dhënë gaz makinës për të kaluar mbi shina. Por siç shihet dhe nga pamjet, treni ka qenë me një shpejtësi të madhe, duke marrë përpara makinën dhe duke lënë të vdekur në vend drejtuesin.30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Zelandë e Re, fshati i vogël që kërkon të ndalojë macet

Në një fshat në Zelandën e Re, së shpejti mund të mos lejohen më macet. Ky është propozimi i bërë nga Këshilli për Ambientin në rajonin Southland drejtuar banorëve të Omauit, qytezë e vogël që ndodhet në ekstremin perëndimor të vendit. Qëllimi është ai për të mbrojtur oazin natyror të territorit.Sipas tyre, macet janë përgjegjëse çdo vit për vdekjen e miliona zogjve dhe gjitarëve të vegjël, një shfarosje që kërcënon biodiversitetin.Projektligji, i quajtur “Plani i menaxhimit të dëmeve” dhe i adresuar banorëve të fshatit të Zelandës së Re, parashikon që të gjithë pronarët e maceve duhet të sterilizojnë dhe mikroçipojnë kafshët. Shkelësit do të marrin njoftohen dhe do të paralajmërohen, por në rast të shkeljeve të mëtejshme, autoritetet mund të vendosin të sekuestrojnë kafshën.Dokumenti, siç raportohet nga BBC, do të diskutohet në vjeshtë dhe qytetarët do të kenë kohë deri në tetor për të shprehur mendimin e tyre mbi strategjinë që do të miratohet. Vdekja e disa mostrave do të kërc..

Lexone