Home / Lajme Shqip

Lajme Shqip

Dyer të mbyllura, Shqipëri-Kosovë nuk luhet në Zvicër

Lajmi i publikuar para pak ditësh në “Sport Ekspres” për refuzimin e Zvicrës që miqësorja Shqipëri-Kosovë të luhet atje është konfirmuar edhe zyrtarisht sot.Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në një intervistë për KosovaPress ka bërë të ditur se miqësorja e planifikuar për t’u luajtur në Vintertur në fund të majit nuk do të zhvillohet aty.Autoritetet zvicerane justifikojnë vendimin me frikën nga trazirat, çka është qesharake, sepse një ndeshje mes Shqipërisë e Kosovës është gjithnjë rast festë për gjithë shqiptarët nëpër botë dhe stadiumi do të vishej kuqezi, pak rëndësi ka kush fiton.Tashmë po kërkohet një vend tjetër për zhvillimin e takimit, por askush nuk thotë pse nuk mund të luhet në Shqipëri.

Lexone

Tension te Partizani, Telushi kundërshton Dalipin

Te Partizani nuk ka kurrë qetësi, sidomos kur rezultatet nuk ecin mbarë. Lojtarë që luajnë, lojtarë që nuk luajnë mirë, lojtarë që marrin miliona e qëndrojnë në stol, trajneri Dalipi ka gjithnjë presion për zgjedhjet e tij dhe është e pritshme që të ketë problemeTrajneri i kuq nuk e ka përfshirë në formacion për ndeshjen e nesërme ndaj Luftëtarit mesfushorin vlonjat Bruno Telushi dhe ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë një gjë të tillë, raporton “eduasportin.com”. Situata është acaruar në stërvitjen e skuadrës që po zhvillohet aktualisht në Kamzë dhe lojtari është parë të debatojë ashpër me trajnerin, ndërsa më pas ka lënë stërvitjen.Një ngjarje e tillë trondit edhe me keq Partizanin, që në fakt ka shanse të mëdha të shkojë në Europa League, por me këto probleme nuk ka të ardhme.

Lexone

Dënime e gjoba, Disiplina jep vendimet për Flamurtarin

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet në lidhje me ngjarjet e fundjavës, por natyrisht sytë ishin nga ngjarja e Vlorës, ku u dhunuan arbitrat pas ndeshjes.Dënime për të tërë, dy ndeshje në fushë asnjanëse, 10 milionë lek gjobë, një vit e gjysmë jashtë ambienteve të brendshme të stadiumit për Sinan Idrizin dhe Ardi Cirunën.Po ashtu, është dënuar edhe trajneri Ardi Behari me 5 ndeshje, ndërsa mjeku i skuadrës me 8 ndeshje.VENDIMI I DISIPLINËSFlamurtari” F.C, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenin 51; 64/c; 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 1.000.000 (një milion) lek dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve ne fushe asnjanese. 4. Zyrtari i “Flamurtari” F.C , Ardi Behari, për diskriminim ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke perdorur fjalë dhe xheste denigruese, në bazë të nenit 57/1/a) të KDS, pezullohet për 5 (pesë) ndeshje nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat ..

Lexone

Reali nuk e nderoi, Barça e bën vetë paradën e nderit

El Clasico i fundjavës së shkuar u parapri nga nje debat i ndezur nëse Reali duhej të nderonte Barcelonën dhe të rreshtohej duke krijuar një tunel ku do të kalonin mes duartrokitjeve lojtarët blaugrana.Në fund El Pasillo i famshëm nuk ndodhi, ashtu si kishte urdhëruar Zinedin Zidan, me justifikimin se edhe Barcelona nuk e nderon Realin për Botërorin e Klubeve dhe Superkupen e Europës, fituar vitin e shkuar.Gjithsesi, mendoi një ndër personalitet me të mëdhenj të Barcelonës, Xherard Pike, për të organizuar festën, sepse me mikrofon në dorë pas ndeshjes deklaroi: “Meqë askush nuk na e bëri sot paradën e nderit, po e bëjmë vetë. Stafi teknik do të rreshtohet dhe do të na duartrokasë”.Y Piqué organizó el pasillo: "Somos campeones y nadie nos ha hecho un pasillo, así que hoy nos lo hará nuestro cuerpo técnico". pic.twitter.com/XjV5V4tT0o— La Casa del Fútbol en Movistar+ (@casadelfutbol) May 6, 2018

Lexone

Josa për Tiranën: Problemet e mbartura të shkatërrojnë

Trajneri aktual i Prishtinës ka një mesazh për drejtuesit e Tiranës. Nuk mungon ngacmimi për Partizanin dhe komenti për çështjen Skënderbeu, apo për rrezikun e rënies së Vllaznisë e TeutësMirel Josa ka kaluar nga bardheblutë te bardheblutë, nga kryeqyteti në kryeqytet. Tekniku po drejton Prishtinën dhe po lufton për të fituar titullin kampion. Ajo që i ndodhi vjet me Tiranën nuk do të harrohet lehtë prej tij, por tregon në një intervistë të dhënë në “RTSH Sport” se e kishte menduar se do u ndodhte diçka të tillë. Nga ajo që thotë, duket qartë se ndarja me presidentin Halili nuk ka qenë e duhura, edhe pse Josa nuk tregohet i drejtpërdrejtë. “Që kur jam shkëputur nuk kam pasur më kontakte me atë klub dhe kështu është mënyra ime e punës kur punoj në çdo klub. I lë njerëzit të vazhdojnë në punën e tyre. Kthimi në Superiore është një ogur i mirë, sepse Tirana aty e ka vendin dhe për të pretenduar për kampionat. Për Tiranën mund të flasin më mirë njerëzit që e drejtojnë Tiranën, njerëzit q..

Lexone

Të pathënat e Elis Bakajt: Më kanë kërcënuar me ‘sms’ para Vllaznia-Tirana

Sulmuesi zbulon Shqipërinë në Bjellorusi, por në të njëjtën kohë tregon se çfarë i shkruanin tifozët para ndeshjes Vllaznia-Tirana, që vlente mbijetesën në SuperioreElis Bakaj është pjesë e Shaktar Soligorskit në Bjellorusi dhe është përshtatur shpejt. E thotë këtë edhe në një intervistë të fundit të dhënë në shtypin bjellorus. Sulmuesi tregon se kampionati është i fortë, ka shumë ekipe të mira dhe të gjithë dinë të mbrojnë, çka e bën të vështirë të çash përpara. Të shkosh te goli ndodh më së shumti me penallti ose nga kornet dhe ish-lojtari i Kukësit e ka kuptuar më së miri. Tre asistet nuk janë pak, por Bakaj vë përpara rezultatet e ekipit.KURIOZITETI Sulmuesi është lojtari i dytë që shqiptar që luan në Bjellorusi dhe në fakt ai nuk e di këtë, ndaj edhe shpreh habinë e tij: “Vërtetë, kush ka qenë i pari?”. Gazetari tregon se ka qenë Julian Gjeloshi, portieri lezhjan që në vitin 2004 është aktivizuar me Torpedo-SKA Mink. “Nuk kam dëgjuar për të. Kur ka luajtur këtu? Rreth 15 vite ..

Lexone

Tirana me lakun në fyt, rinis bisedimet me Muzakën

Bardheblutë nuk paguajnë në kohë dhe do të ndëshkohen me 3 pikë, por që nuk kanë ndonjë vlerë. Megjithatë, tani duhet të gjejnë marrëveshjen me MuzakënPikërisht kur dukej se po përgatitej me kujdes sezoni i ardhshëm në Superiore dhe mendja ishte te konfirmimi i Ze Marisë, apo zëvendësimi i tij, Tirana ka për të zgjidhur një hall të madh, borxhin gjigant ndaj Gjergji Muzakës. Në fakt, nuk është se për klubin është ndonjë surprizë, por për ca kohë duket se u harrua gjithçka. Megjithatë, borxhi prej 107 milionë lekësh ndaj Muzakës ka mbetur si shpata e Damokleut mbi klubin bardheblu, sidomos kur muajin e shkuar doli vendimi i Komisionit të Disiplinës për të ekzekutuar vendimin e DHZK-së brenda pak javësh.PAGESA NUK U BË – Afati i vendosur nga Disiplina u dogj, me vetëdije, nga Tirana, që e thënë troc, nuk ka para. Do të hiqen 3 pikë, por ato nuk janë problem, sepse këtë sezon Tirana ka krijuar një hendek të madh me ndjekësit. Ndërkaq, problemi është se Tirana ka vetëm dy javë kohë për..

Lexone

Në Serinë A nuk marrin licencën UEFA 6 klube, në Shqipëri i mbajmë sekret

Prej disa javësh Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur procesin e licencimit të klubeve që duan të luajnë në kupat e Europës, por natyrisht ka disa kritere që duhen plotësuar dhe nuk është e thjeshtë, sepse shumë pak klube kanë shanse të luajnë në Europë. Vllaznia, për shembull, nuk lejohet të shkojë në kupat e Europës, edhe sikur të bënte namin këtë vit e ta mbyllte në 4-5 skuadrat e kreut.Po ashtu, Flamurtari me shumë gjasa nuk do të licencohet, për borxhet e mbartura që klubi po i shlyen me urgjencë këto ditë.Megjithatë, FSHF ka deklaruar se listën e klubeve që marrin apo jo licencë nuk do ta bëjë të ditur deri në fund të kampionatit, për të mos prishur garën. Një justifikim anormal, sepse një klub që e di që nuk shkon në Europë, e ka fare të thjeshtë të mos impenjohet më dhe ndihmon kë të ketë qejf.Ndërkaq, nga Kosova na erdhi një leksion para pak kohësh, kur Agim Cana deklaroi se Vëllaznimi nuk do të merrte licencë për në kupat e Europës, edhe nëse fiton kupën.Po ashtu, ..

Lexone

Berisha mbret i Australisë, por tani mund të largohet

Besart Berisha mund të quhet pa frikë mbreti i Australisë. Shënuesi më i mirë në historinë e kampionatit australian është kthyer një njeriun e trofeve, sepse para pak ditësh u shpall kampion me Melburn Viktori, në fund të një tjetër sezoni mbresëlënës, me shqiptarin që shkëlqeu në play-off.Megjithatë, tashmë Melburn Viktori mund të humbasë yjet e saj, sepse shumë emra të njohur janë drejt largimit. Një prej tyre është pikërisht Berisha, lojtari simbol i Melburnit, që mban pezullim gjithë strategjitë e klubit.2012? 2014? 2015? 2018? pic.twitter.com/492paUz8Ch— Hyundai A-League (@ALeague) May 5, 201832-vjeçari ka lënë të kuptohet se po sheh vërdallë dhe ofertat e çmendura që i kanë ardhur nga Kina tashmë duhen parë me prioritet, për të kapur kontratën e fundit të madhe në karrierë, pas triumfit total në Australi.Berisha ka edhe një vit kontratë, por nëse do të kërkojë largimin, zor se Viktori do ta ndalë.

Lexone

Morata pendohet, gati kthimi në Itali

Një ndër blerjet më të rëndësishme të sezonit në Angli, por njëkohësisht një ndër dështimet më të mëdha, Alvaro Morata, me shumë gjasa do të largohet nga Çelsi dhe nga Anglia këtë verë.Sulmuesi spanjoll kaloi në Londër për 60 milionë sterlina verën e shkuar, duke lënë Realin, por duket se ka bërë zgjedhjen e gabuar.15 gola në 45 ndeshje, por edhe shumë ndeshje ku është dukur si “mish i huaj” te Çelsi, bëjnë që Morata të mendojë largimin, pasi stili i tij i lojës nuk duket i përshtatshëm për Anglinë.Rai Sport raporton se Juventusi është gati ta blejë dhe pritet të ofrojë 52 milionë euro për 25-vjeçarin, që në Torino ka lënë mbresa.

Lexone